×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rukiqi: Si pasojë e keqqeverisjes, qytetarët e vendit kanë 26 % më pak të hyra

    FrontOnline
    31 Mars 2024

    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se si pasoj e keqqeverisjes aktuale qytetarët e vendit kanë 26 për qind më pak të hyra në xhepat e tyre.

    Sipas Rukiqit, e gjithë puna e kësaj qeveria mund të përshkruhet me fjalën “shumë çka është thënë, asgjë nuk është bërë”, kjo pasi sipas tij, kjo qeveri erdhi me idenë me krijuar vende pune të merituara e ka krijuar nepotizëm.

    Ai ka theksuar se qeveria është duke manipuluar e hiperbolizuar me të dhënat për indikatorët e ndryshëm makro-ekonomik.

    “Me një fjali, shumë çka është thënë, asgjë nuk është bërë. Do të thotë ka pasur shumë fjalë e pothuajse punë farë. Kjo është mendoj kategorizimi më i mirë për këtë qeverisje e cila erdhi me prioritete të tjera e përfundoj në prioritete të tjera. Erdhi me idenë me krijuar vende pune të merituara, krijoj nepotizëm. Qeveri u shndërrua në atë sallën e madhe të dasmave. Nëse e marrim thënjen e kryeministrit që për kushëri, familjarë janë dasmat dhe ahengjet, realisht nëse kështu metaforikisht e shohim qeverinë si objekt, mund të them me plotë përgjegjësi që qeveri është shndërruar në vend te ahengjeve dhe të dasmave. Për shkak se i vetmi punësim që ndodhi, ndodhi punësimi i njerëzve të afërt me partinë në pushtet. Realisht pjesa tjetër pastaj lidhet me shumë anomali, edhe në mënyrën se qysh prezantohen indikatorët e ndryshëm makro-ekonomik. Nëse këta e konsiderojnë që një pjesë e votuesve edhe nuk i merr veshe, ose nëse mendojnë se ai avazi i manipulimit të masave me premtime dhe me hiperbolizime të situatave ka funksiono, kjo mënyrë e manipulimimit të të dhënave është bajate dhe është një tendencë e varfër për me shit mjegull, për gjendjen faktike që ekziston, është e kundërta”, ka thënë ai, per EO.

    Rukiqi ka thënë se qarkullimi i bizneseve dhe qarkullim i ekonomisë është drejtpërdrejt rezultat i 26 për qind inflacion në tri vite qeverisje, për të cilën tha se qeveria nuk ka marr as një masë të vetme për me e frenuar apo me i zbut efektet e inflacionit.

    “E para krahasojnë vite që nuk krahasohen, e krahasojnë një vit ekonomik me pandeminë, me recesion me minus, me një vit që është në plus për më shumë të jashtëzakonshëm si pasoj e inflacionit. Nëse flasim për qarkullim të bizneseve dhe qarkullim në ekonominë reale, është drejtpërdrejt rezultat i 26 për qind inflacion në tri vite qeverisje ku qeveria nuk e ka marr as një masë të vetme për me e frenuar apo me i zbut efektet e këtij inflacioni. Sot secili nga ne i kemi 26 për qind më pak të hyra në xhepin tonë si pasoj e keqe qeverisjes, apo më mirë me thanë mos qeverisjes me ekonominë”, ka thënë ai.

    Rukiqi ka thënë në bazë të gjitha indikacioneve rreth 30 mijë person janë shtuar në listat e të varfërve në Kosovë, kjo sipas tij, kjo do të konstatohet edhe nga Banka Botërore.

    “E dyta GDP prapë ju kanë shtuar ato qarkullimi si pasoj e inflacionit, pra nuk kemi këtu rritje reale ekonomike. Nuk kemi këtu rritje reale ekonomike që prodhon zhvillim se kur prodhon zhvillim krijohen edhe vende pune, ne kemi sot nëse i marrim shifrat e TRUS-it të kursimeve pensionale sot kemi më pak të punësuar në listat e punësimit se sa që ka pasur kur e ka marr qeverisjen qeverisja Kurti. Për më shumë besoj që shpejt e konstaton edhe Banka Botërore me shifra reale, po në bazë të gjitha indikacioneve diku rreth 30 mijë person janë shtuar në listat e të varfërve. Pas një periudhe të gjatë pas pavarësisë me ulje të varfërisë janë tri vite të kësaj qeverisje që prapë trendi negativ, pra trendi i uljes së varfërisë është kthyer në trend pozitiv, apo më mirë më thanë është kthyer në trend të rritjes së varfërisë. Krejt këto nuk janë të mjaftueshëm edhe duke mos qenë realisht në as një rezultat atëherë më se lehti është me dalë me prezantuar shifra imagjinare”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka njoftuar se ka vizituar sonte Reçakun. Tahiri thotë...
    Lajme03 Janar 2025
    Këtë të premte një person është plagosur në lagjen Arbëria në Prishtinë. Ai është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë si...
    Lajme03 Janar 2025
    Me depërtimin e frontit të ftohtë, të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes të ketë...
    Të tjera
    Lajme03 Janar 2025
    Një 47 vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta mbëmjen e sontme në Lagjen Dardania në Prishtinë. Rastin për Front Online e...
    Sport03 Janar 2025
    Ndërsa afati i transferimeve të janarit 2025 është hapur, klubet po presin me padurim nënshkrime të reja për të forcuar ekipet për...
    Vip03 Janar 2025
    Pasi kishte vite pa e parë, artistja Parashqevi Simaku u takua më në fund sot me djalin e saj, Luke. Pamjet të...
    Lajme03 Janar 2025
    Pritjet e mërgimtarëve në pikën kufitare në Merdarë janë rritur. Nga mbi tri orë sa ishin duke pritur më herët, tani mërgimtarët...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Shefja e Komisionit Evropioan von der Leyen është sëmurë me ‘pneumoni të rëndë’ dhe ka anuluar të gjitha takimet e saj për...
    Vip03 Janar 2025
    Ka nisur spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, i 23-ti me radhë, i cili si zakonisht padyshim që premton shumë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.