×
  • Lajme
  • Lajme

    Rukiqi – Muratit: Ku janë këto mijëra vende pune që pretendoni se keni krijuar, 745 mijë persona në moshë pune janë të papunë

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Berat Rukiqi nga LDK ka ndarë disa “shpjegime dhe pyetje publike për Qeverinë” lidhur me punësimin dhe papunësinë.

    Rukiqi tha se rihapja e vendeve të punës më 2021 pas pandemisë po llogariten si vende të reja të punës nga Qeveria.

    “Si po manipulon Qeveria me shifrat e punësimit? Krahasimi i gabuar me vitin 2020: Gjatë pandemisë u humbën rreth 25,000 vende pune për shkak të mbylljes së ekonomisë. Me hapjen e saj në 2021, këto vende pune u rikthyen. Por, Qeveria po i llogarit si vende të reja pune!”

    Ai ka shtuar se vendet e formalizuara vetëm në vitin 2023 po raportohen si vende të reja pune.

    “Formalizimi i vendeve të punës: Vendet e formalizuara (rreth 4000- 5000 vende pune të formalizuara, vetëm në vitin 2023, sipas Bankës Botërore) gjithashtu po raportohen si vende të reja pune.”

    Rukiqi ka thënë se para pandemisë, në vitet 2015-2019, u krijuan 66 mijë e 240 vende punë, ndërsa pas pandemisë, në vitet 2021-2023, u krijuar 42 mijë.

    “Cila është e vërteta? Para pandemisë (2015-2019): U krijuan 66,240 vende pune – mesatarisht 16,560 në vit. Pas pandemisë, me këtë Qeveri ( 2021-2023): Vetëm 42,195 vende pune – mesatarisht 14,065 në vit.”

    Ai ka thënë se Qeveria aktuale ka performuar më dobët se qeveritë e kaluara sa i përket krijimit të vendeve të reja të punës.

    “Përfundimi? Qeveria aktuale, me një buxhet prej 12 miliardë eurosh, ka performuar më dobët se qeveritë e kaluara sa i përket krijimit të vendeve të reja të punës.”

    Ai ka thënë se 745,000 persona në moshë pune janë të papunë dhe se nga këta, 694,000 janë jashtë tregut të punës, ndërsa vetëm 50,000 kërkojnë aktivisht punë.

    “Vetëm 37%, e popullsisë në moshë punë, janë të punësuar.”

    Ai e ka pyetur qeverinë se si është zvogëluar papunësia dhe se ku janë krijuar vendet e reja të punës.

    “Pyetje për Qeverinë: Si është zvogëluar papunësia nga 25% në 10.9%, kur vetëm 42,195 vende pune janë shtuar? Ku janë këto mijëra vende pune të reja që pretendoni se keni krijuar, në cilin sektor, nga të cilat investime, me çka e keni ndihmuar krijimin e këtyre vendeve të punës?”.

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pesë marrëveshjet e nënshkruara gjatë 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, të hënën e kaluar. Në...
    Lajme21 Tetor 2024
    Nga janari 2025, tatimi në pronë rritet deri në shifra trefishore. Këtë e ka thënë edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti. Sipas deputetit të...
    Lajme21 Tetor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në SHBA, është takuar me kongresistin Ritchie Torres me të cilin ka diskutuar...
    Të tjera
    Lajme21 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, thotë për FrontOnline, se arsye se përse Qeveria Kurti nuk ka bërë themelimin e fondeve...
    Kronika21 Tetor 2024
    Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës janë në raportin 24 orësh të policisë. Në Lipjan një burrë është...
    Kronika21 Tetor 2024
    Një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. “HETIM I VDEKJES- Prishtinë 20.10.2024-20:00. Është...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të...
    Bota/Rajoni21 Tetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Lezhë-Shkodër. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë kanë...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka deklaruar për FrontOnline se mos formimi i disa fondeve janë si pasoj e dështimeve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.