Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se menaxhimi i pandemisë në fushatat zgjedhore nuk mund të mbulohet tani.
Rukiqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se asnjë organ nuk ka kredibiltet të kërkoj respektim të masave, të cilat pamëshirshëm u shkelen gjatë fushatës zgjedhore.
Ndër të tjera ai ka bërë thirrje duke thënë të gjejnë vaksinat dhe t’i lënë dënimet.
Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:
“Deshtimi ne menaxhimin e pandemise ne fushate zgjedhore, nuk mund te mbulohet tani, me denime dhe gjoba per bizneset dhe qytetaret. Asnje organ nuk ka kredibiltet te kerkon respektim te masave, te cilat pameshirshem u shkelen gjate fushates zgjedhore. GJENI VAKSINAT, LENI DENIMET”.