×
  • Lajme
  • Lajme

    Rukiqi: Mbi 1 miliard euro rënia e qarkullimit në ekonominë e Kosovës, mbyllja mund të jetë fatale

    FrontOnline
    10 Nëntor 2020

    Rikthimi i karantinës në fundjavë ka nxitur reagimin e shumë bizneseve të cilat u detyruan që të mos ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Një mbyllje si kjo dhe çdo kufizim shtesë e pa përkrahje nga Qeveria e Kosovës po shihet edhe si shkuarje drejt një kolapsi ekonomik. Kështu thotë për KosovaPress kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

    Rukiqi thekson se çdo mbyllje e re e pa përkrahje financiare nga shteti e rrezikon edhe humbjen e mijëra vendeve të punës.

    Derisa flet për problemet që mund të krijohen nga rikthimi i karantinës, Rukiqi për KosovaPress tregon edhe se shkak i pandemisë COVID-19 ekonomia e Kosovës tashmë ka pësuar rënie të mbi 1 miliard euro krahasuar me vitin që lamë pas.

    Rukiqi: Çdo mbyllje e re e pa përkrahje financiare mund të jetë fatal për çdo sektor

    “Çdo mbyllje e re dhe çdo mos përkrahje financiare nëse ka mbyllje të re, e rrezikon shumë ekonominë e vendit, rrezikon mijëra vende pune, e po ashtu edhe nëse nuk merren masa adekuate për rimëkëmbjen ekonomike gjithashtu edhe kjo për shumë sektorë do të jetë fatale”, ka thënë Rukiqi.

    Rukiqi derisa flet për rënie të qarkullimit të ekonomisë në vend për mbi 1 miliard euro, thotë edhe se shkak i pandemisë COVID-19 u shuan edhe shumë vende të punës.

    Rukiqi: Mbi 1 miliard euro rënie të qarkullimit të ekonomisë në Kosovë

    “Ne kemi mbi 1 miliard euro rënie të qarkullimit në ekonominë tonë, në krahasim me vitin e kaluar. E shohim që kemi efekte edhe tek buxheti i vendit, për shkak se dogana nuk ka arritur që të përmbushë planin të cilin e ka pasur. Nëse e krahason me vitin e kaluar, njëjtë është edhe tek mbledhja e tatimeve, po ashtu kemi shumë vende pune të cilat veç kanë filluar të shuhen, për shkak se ka rënë kërkesa në përgjithësi edhe gjitha këto e bëjnë situatën tani në këtë dimër, krahas edhe panikës edhe sigurisë sa i përket menaxhimit të pandemisë, e bëjnë situatën shumë të vështirë”, ka thënë Rukiqi për KosovaPress.

    Situata ekonomike e krijuar nga pandemia COVID-19 u bë edhe arsye e takimit të së martës me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti dhe kryetarit të Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK) dhe kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi.

    Rukiqi tha se në këtë takim kanë ndarë shqetësimin rreth çdo mbylljeje dhe kufizimi shtesë i cili rrezikon sistemin financiar në vend. Mes tjerash ai thotë se situata ekonomike në vend asnjëherë nuk ka qenë e lakmueshme por që pandemia tani ka krijuar pasoja afatgjate në shumë sektorë.

    Rukiqi: Çdo mbyllje shtesë rrezikon sistemin financiar

    “Ndamë shqetësimin e përbashkët që çdo mbyllje e re, apo kufizim shtesë tash e rrezikon edhe sistemin financiar. Dhe kur rrezikohet sistemi financiar, atëherë ai kolaps i shtetit është shumë afër… Situata nuk është e lehtë, domethënë ne kurrë nuk kemi pasur situatë ekonomike të lakmueshme, ndërsa pandemia këtë vit veçse ka lënë pasoja afatgjate në shumë sektorë edhe të pariparueshme”, ka thënë Rukiqi.

    Ndërsa nga BQK nëpërmjet një komunikate treguan se në takimin me përfaqësuesit e odave ekonomike u diskutuan parametrat aktualë ekonomikë dhe financiarë, ndërsa u theksua shqetësimi i përbashkët që aplikimi i masave të reja për kufizimin e aktiviteteve ekonomike do të kishte në operacionet e ndërmarrjeve, por edhe në kërcënimet për stabilitetin e sektorit financiar.

    E për gastronomët, çdo mbyllje pa mbështetje financiare nga ana e shtetit është e papranueshme. Shoqata e Gastronomeve të Kosovës paralajmëron se për shkak të gjendjes së rëndë me të cilën po ballafaqohen do të detyrohen t’i hapin lokalet edhe nëse vendoset për ndonjë mbyllje tjetër. Madje ata paralajmërojnë protesta kundër çfarëdo lloj mase që rrezikon këtë sektor.

    Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës për KosovaPress thotë se si pasojë e karantinimit gjatë fundjavës së kaluar, sektori i gastronomisë ka pësuar humbje 100 përqind.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Buxheti vjetor komunal është thelbësor për financimin e projekteve të ndryshme. Ai siguron shërbime cilësore për qytetarët dhe kontribuon në zhvillim ekonomik...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot do të mbajë një tubim në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot viziton Augsburgun e Gjermanisë. Para diasporës, ai do ta prezantojë programin e plotë të partisë. Tubimi...
    Të tjera
    Vip16 Nëntor 2024
    Për t’u japur një përgjigje thashethemeve rreth jetës së artistëve, emisioni “Prive” i Klan Kosovës, ka përgatitur materialin e rradhës që tregon...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Zyrtarët e administratës së Bidenit po punojnë kundër kohës duke dhënë miliarda grante dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë në përpjekje për...
    Vip16 Nëntor 2024
    Gjesti si duket nuk është fare në disponim. Ai është duke qëndruar i vetëm në dhomën e ndejës. Më poshtë mund ta...
    Vip16 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër është zhvilluar në mes Xhenetës, Anës, Dianës dhe Gesa. Diana tha se Xheneta po promovon dhunë. Reagimin e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit të djeshëm në Skenderaj. Ajo tha se “Drenica gjithmonë ka ditur të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.