×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rukiqi: Fondi Sovran do të jetë dështimi i kësaj Qeverie dhe barrë e rëndë për shtetin

    FrontOnline
    27 Maj 2023

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, konsideron se formimi i Fondit Sovran do të jetë projekt i dështuar dhe barrë shtesë për Qeverinë e Kosovës.

    Rukiqi tha se nuk e sheh si zgjidhje për ekonominë vendëse Fondin Sovran, dhe si e tillë s’është dashur që të formohet.

    “Këtë e ka proklamuar si projektin më madhor të ekonomisë. Ne do të jemi dëshmitarë, do të flasim edhe pas shumë vitesh. Ky do të jetë dështimi më madhor i ndonjë qeverie. Sepse nuk është zgjidhja e ekonomisë së Kosovës fondet sovrane, koncentrimi i shtetit në kompanitë të cilat kanë nevojë për kapital por jo përmes koncentrimit të tyre në fondet e tilla, shto aty që fonde të tilla apo një prezencë e publikes në një instrument kaq të madh, e shton hapësirën për keqpërdorime, por përveç kësaj nuk është model fondi sovran për Kosovën”.

    “Fondi Sovran është për vendet të cilat kanë suficit tregtar, kanë rezerva. Kosova është rekord për nga ana e deficit tregtar, dhe nuk mund të prodhojë një ekonomi e tillë një fond të qëndrueshëm sovran”, tha Rukiqi për Ekonomia Online.

    Tutje, Rukiqi është shprehur se ky fond do të bëhen barrë për qeverisjen dhe se një pjesë e energjisë do ta marrë menaxhimi i tij.

    “Po edhe për shkak të atij koncentrimi dhe për shkak të shumë problemeve të ndërmarrjeve publike që janë evidente, që shihen çdo ditë. Shiheni se çka po ndodh me KEK-un. Pastaj grumbullohen në një vend dhe bëhen barrë shtesë për shtetin. Edhe borxhet edhe menaxhmenti, pra shteti po e ngarkon vetën me një diçka e cila do duhej të ishte puro problem i kompanive dhe i sektorëve të caktuar, gjithmonë me një plan të qartë që të futet kapitali privat në këto ndërmarrje dhe pastaj të rritet efiçenca e tyre”.

    “Këtë rast, do të ketë probleme, jo vetëm me përformancën e tyre por do të ketë edhe probleme shtesë për shkak se do të bëhen barrë për qeverisjen dhe një pjesë e energjisë do ta marrë menaxhimi i këtij Fondi. Ky do të jetë një dështim kolosal i kësaj qeverisjeje”, thotë tutje Rukiqi./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.