Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës. Berat Rukiqi, ka thënë se investimet nga diaspora në Kosovë duhet të trajtohen si investim strategjik.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Rukiqi ka shkruar se Kosova nuk do të kishte qëndrueshmëri ekonomike pa kontributin e diasporës, përcjell FrontOnline.
Sipas tij, diaspora mund të jetë potencial i rëndësishëm i rimëkëmbjes ekonomike.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
Investimet nga diaspora te trajtohen si investim strategjik
DIASPORA eshte resursi me strategjik qe e kemi. Kosova nuk do te kishte qendrueshmeri ekonomike, pa kontributin e diaspores.
Diaspora mund te jete potencial i rendesishem i rimekembjes ekonomike, jo vetem duke financuar konsumin, por para se gjithash duke investuar.
Do te propozojme dhe do te avokojme fuqishem qe investimet e diaspores te trajtohen si investim strategjik, pavaresisht vleres se investimeve, si dhe te lirohen nga cdo obligim tatimor, se paku per 5 vite./FrontOnline/