Kapitenia Albina Rugova ka udhëhequr Istogun drejt triumfit në garën për Kupë të Kosovës.
Rugova u shpall lojtare e ndeshjes finale, ndërsa thotë se vlera e këtij trofeu është e madhe, përcjell FrontOnline.
“Kemi qenë pa konkurrencë gjatë gjithë edicionit dhe e kemi merituar titullin. Por kemi lënë prapa vetes atë gjë dhe është me rëndësi që kemi reaguar për Kupë duke dëshmuar cilësinë që kemi. Është trofe i rëndësishëm, po shpërblehet puna e madhe që kemi bërë. Si fituese të Kupës do të jemi dukshëm më të motivuara për sukses më të madh në gara evropiane”, ka thënë Rugova./FrontOnline/