Rudina Dembacaj ka zbuluar se si qëndrojnë raportet e saj me fëmijët e burrit.
Aktorja e humorit shqiptar, Rudina Dembacaj ka publikuar një foto në instagram duke marrë vëmendjen e të gjithëve.
Ajo ka postuar një foto me vajzën e madhe të bashkëshortit, ku me anë të mbishkrimit sipër fotos tregoi raportet e shkëlqyera që ndanë jo vetëm me Marën por edhe me fëmijët tjerë.
“Mara me njerkën e saj. E dija që do bëhem grua, jam bijë, motër, nënë por kurrë nuk kam menduar më parë, që do isha dhe njerkë. Më ka plotesuar pa fund dashuria për femijet e burrit tim. Ju dua shumë. (është foto e gushtit se jemi pak larg gjeografikisht)”-ka shkruar Rudina.
Ndryshe, Rudina është edhe nënë e një vajzë nga martesa e saj e parë.