Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari ka reaguar për incidentin mes mbështetësve të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje sot në qytetin e Podujevës.
Rudari ka fajësuar kundër kandidatin e tij nga radhët e LVV-së, Shpejtim Bulliqi dhe kryetarin e këtij subjekti, Albin Kurti.
Sipas Rudarit, Kurti dhe Bulliqi ditët e fundit kanë nxitur e promovuar dhunën e vëllavrasjen.
Postimi i plotë:
Nuk i fajësoj qytetarët, të cilët sot reaguan në atë mënyrë duke provokuar incident dhe duke penguar aktivitetin tonë.
Fajin e ka kandidati dhe shefi i tij nga Prishtina, të cilët gjatë gjithë këtyre ditëve nxitën e promovuan dhunë, vëllavrasje dhe bishta të sakicës.
Të tillët përherë dhunën e kishin mjetin e vetëm të veprimit politik, prandaj Llapi ndaj tyre është dhe do të mbetet refuzues.
https://www.facebook.com/NexhmiRudariRKS/posts/419207572789275