Pas mbylljes së vendvotimeve, në një konferencë për media ka folur, kandidati për kryetar të LDK-së, në Podujevë, Nexhmi Rudari.
Ai s’ka komentuar shumë, derisa ka thënë se po prin në të gjitha qendrat e votimit dhe janë në pritje të rezultateve.
“Sot ka qenë ditë e ftoftë, por me numër të madh qytetarët votuan, ata kanë votuar sipas bindjes së tyre dhe i falënderoj.
Presim rezultate të mira, procesi i numërimit po vazhdon, s’kemi të dhëna nga vendvotimet.
Sipas informacioneve, jemi duke tu pri në të gjitha vendvotimet”, ka thënë Rudari.
Në anën tjetër VV në Podujevë po feston fitoren.
Në orën 21:00, KQZ publikon rezultatet preliminare e zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut dhe Podujevë.