Me 29 nëntor, llapjanët, do të kenë mundësi të zgjedhin kryetarin e ri të qytetit të tyre.
Kjo meqë, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të martën nënshkroi dekretin që lejon mbajtjen e zgjedhjeve në komunën e tyre.
Kandidati i saj Nexhmi Rudari shprehet i bindur në fitoren, si rezultat i punëve të mira të bëra në Llap që dy dekada.
“Nuk na ka befasuar aspak. Ne që 20 vjet kemi qenë të përgatitur dhe vazhdojmë të jemi të përgatitur. Nuk kemi dyshim që edhe këtë herë do të dalim fitues, shkaku i punëve të mira”.
Krejt të kundërtën e mendon kundërkanditati i tij ngaPartia Demokratike e Kosovës, NaimFetahu.
Ky thotë se pikërisht punët që LDK-ja i ka bërë që 20 vjet në Podujevë do t`ia sigurojnë atij fitoren.
“Kështu që jemi të përgatitur në të gjitha strukturat për me marrë pjesë nëzgjedhje dhe me dalë fitues. Puna e keqe do të na mundësojë të fitojmë më lehtë në Podujevë”, theksoi Fetahu për Front Online.
Sidoqoftë, kushdo që ta marrë postin e kryetarit të Podujevës nuk do ta mbajë atë me gjatë se deri në fund të vitit 2021 kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet lokale në tërë territorin e Kosovës.