Kandidati për Kryetar të Podujevës nga LDK, Nexhmi Rudari ka akuzuar Bulliqin për korrupsion në kohën sa ishte kryetar i Komisionit për Shënjimin e Vijës Kufitare.
Sipas Rudarit kundërkandidati i tij ishte paguar nga shefi i AAK’së, Ramush Haradinaj, për të thënë se Kosova humbi territor me demarkimin e kufirit me Malin e Zi.
“Si t’i futi Ramushi lekët në xhep, e ndërrove mendjen”, tha Rudari.
Akuzat i mohoi kandidati i VV’së.
“Kur jam i bindur askush s’ma ndërron mendjen”, tha Bulliqi.