×
  • Lajme
  • Lajme

    RTK: Dinari vazhdon kundërligjshëm të qarkullojë në komunat në veri të vendit

    FrontOnline
    27 Tetor 2024

    Dinari po vazhdon edhe më tej të qarkullojë lirshëm në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

    Ndonëse përdorimi i kësaj valute është i kundërligjshëm, në veri të vendit pagesat po kryhen edhe me dinarë. Kjo po ndodh, pavarësisht faktit se Banka Qendrore e Kosovës në muajin maj e kishte përmbyllur periudhën tremujore transitore për zbatim të lehtësuar të rregullores për operacione me para të gatshme.

    Kundërligjshëm dinari po vazhdon të qarkullojë në komunat në veri të vendit.

    Për t`u siguruar se pagesat po kryhen në dinar, ekipi i RTK-së ka provuar në disa dyqane në veri të vendit që të kryej pagesa me këtë valutë. Shitësit nuk kanë hezituar që të pranojnë dinar e as që kthimin e parave ta bëjnë në këtë valutë.

    “Unë dinarin më së shumti e përdori edhe pse pensionin e Kosovës e marrë në euro, tani na kanë rritur pak, 120 euro”, tha në qytetar.

    Disa banorë të tjerë hezituan të flisnin. Ndërsa, pati edhe prej atyre që u ankuan se po detyrohen që të shkojnë në Rashkë për t’i marrë pensionet.

    RTK ka kërkuar të dijë nga Banka Qendrore e Kosovës nëse janë duke u kryer kontrolle në këto komuna, megjithëse nga e njëjta nuk janë përgjigjur.

    Përveç komunave veriore, dinari po qarkullon lirshëm edhe në Graçanicë.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Podujevën nga ku deklaroi se janë të bindur që për llapjanët dhe të...
    Lajme27 Tetor 2024
    Si parti e re, zgjerimin po e synon anë e kënd Kosovës. Në këtë frymë, Partia GUXO këtë fundjavë mblodhi strukturat e...
    Lajme27 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti i iu përgjigj akuzave të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ditë më parë tha se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Tetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4 ballë është regjistruar në Lesbos. Epiqendra u shënua 9 kilometra nga Mandamados. Ndërkohë sipas vlerësimeve të para...
    Sport27 Tetor 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e derbit mes Arsenalit dhe Liverpoolit në kuadër të xhiros së nëntë në Premierligë. Arsenali është në...
    Lajme27 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar në 22 vjetorin e vrasjes, kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçin. Osmani shkruan se Bytyçi ishte...
    Vip27 Tetor 2024
    Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, po vjen për herë të parë me një libër. Në të, ajo thekson se ka shpalosur...
    Lajme27 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot fermën e familjes Gashi nga Dubrava e Suharekës, për të cilën thotë se ka...
    Lajme27 Tetor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci, po qëndron në Suedi, ku ka takuar bashkëatdhetarë nga Kosova. Ai shkruan se bisedat mes tyre qenë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.