Sot do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll.
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë mikpritës i ndeshjes finale të këtij kompeticioni, shkruan FrontOnline.
Në kryeqytet, kundër njëra-tjetrës do të vihen Dukagjini i Klinës dhe Llapi.
Të dyja skuadrat e kërkojnë me ngulm këtë titull, pasi përfitimet janë të shumta.
Me një triumf në këtë garë, Dukagjini apo Llapi do të siguronin pjesëmarrjen në garat evropiane sivjet.
Për t’u kualifikuar në finale, Llapi ka kaluar pengesat si Onixi, Ballkani, Trepça ’89 dhe Prishtina, ndërkaq Dukagjini eliminoi Vllazninë, 2 Korrikun, Drenicën dhe Istogun.
Ndryshe, ndeshja nis në ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa transmetohet në “Art Sport” dhe “Klan Kosova”./FrontOnline/