×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rruga e Re” për ekonominë, Abdixhiku: Koeficient 150 euro, rritje ekonomike dhe heqje të TVSH për produktet bazë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2024

    Lidhja Demokratike Kosovës, ka prezantuar programin “Rruga e Re” për Ekonominë. Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin për koeficient 150 euro.

    “Qeveria e LDK-së që në javën e parë të qeverisjes do ta ndryshoj koeficientin e pagave nga 110 euro sa është sot në 150 euro.Një rritje e tillë e pagave, krijon kushte më të mira për shërbyes civil dhe tërë administratën publike, gjë që mandej do të përkthehet në shërbime më të mira publike, me theks të veçantë në shëndetësi, arsim, rend dhe ligj”, tha Abdixhiku gjatë prezantimit të programit, duke shtuar se “nuk do të ketë asnjë pension nën 150 euro”.

    I pari i LDK-së foli për rritje ekonomike 4-5% cdo vit dhe buxhet 4.5 miliardë euro.

    “LDK synon që në mesatare Kosova të shënojë rritje reale ekonomike nga 4% deri në 5% çdo vit. Një rritje e tillë ekonomike do të arrihet kryesisht duke zhbllokuar potencialin investues të Kosovës nëpërmjet investimeve publike dhe atyre private”, tha ai. Derisa tha se në fund të mandatit të parë dhe të plotë qeverisës, Buxhetit i Republikës së Kosovës të arrijë në mbi 4.5 miliardë euro.

    “Me një rritje reale mesatare ekonomike prej 4-5% në vit, vlera e ekonomisë së Kosovës pritet të jetë rreth 12.5 deri në 13 miliardë euro,” tha Abdixhiku.

    Ai po ashtu ka folur edhe për politikat tatimore që sipas tij, do të avancohet me që të sigurojë mbledhje efikase të të hyrave, shpërndarje të barabartë të barrës tatimore dhe luftim të informalitetit. Derisa prioritet sipas Abdixhiku, do të jetë heqja e TVSH-së për shportën bazë të konsumit dhe për energji elektrike.

    “Rritja e formalitetit përmes skemës së kthimit të një pjese të TVSH-së qytetarëve do të jetë prioritet i planit tonë. Ky projekt do të jetë i digjitalizuar, ku në secilën blerje përmes një QR, kodi blerësit do të mund të marrin mbrapa 2% të TVSH-së, kjo do të ndikojë në rritjen e formalitetit dhe krijimin e një ambienti për konkurrencë të drejtë në vend. Heqja e TVSH-së për shportën bazë të konsumit dhe heqja e TVSH-së në energji elektrike”, tha Abdixhiku.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes, në një lokal në qendër të Klinës. Indeksonline mëson...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Hysen Gecaj, kolonel në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë për “Front Online” se pjesëtarët e FSK nuk duhet të...
    Kronika13 Nëntor 2024
    Si pasojë e konfliktit me armë zjarri në Klinë, dyshohet për dy të vrarë. Rreth orës 17:15 policia është njoftuar për të...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Pagat e ulëta e të pamjaftueshme për t’i përmbyllur shpenzimet mujore familjare ka bërë që shumë pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës të...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.I. për therjen e katër personave në Ferizaj. Gjykata thotë se...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Zyra e ish-zonjës së parë dhe të ardhshme të Amerikës, Melania Trump ka konfirmuar se ajo nuk planifikon të marrë pjesë në...
    Vip13 Nëntor 2024
    Në postimet e saj në rrjetet sociale, Tayna ka ndarë disa fragmente të videoklipit të këngës së saj më të re, "Obsesion",...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjise, me anë të një komunikate për media kanë informuar se do të rishikohen doracakët në lidhje...
    Sport13 Nëntor 2024
    Mediat në Pragë nuk janë aspak të qeta. Kombëtarja e Çekisë do të luajë këtë të shtunë në Tiranë ndaj Shqipërisë, dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.