×
  • Lajme
  • Lajme

    Rruga e dështimeve/ Shkon Qeveria “Kurti 2”, mbetet e papërfunduar rruga Prishtinë-Podujevë

    Aulona Konjuhi
    22 Qershor 2024

    Ende larg finalizimit duket rruga Prishtinë-Podujeve, ndonëse bazuar në premtimin publik të zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në këtë kohë e njëjta do të duhej bërë gati për “prerjen e shiritit”, raporton portali Front Online.

    Kjo rrugë që do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës rreth 38 milionë euro pritet të shndërrohet në pengesë të vazhdueshme për qarkullim, sidomos gjatë muajve të verës me ardhjen e mërgimtarëve për shkak të ritmit të ngadaltë të punimeve që janë zhvilluar deri më tani.

    Përpos ngathtësisë në realizimin e punimeve, për këtë rrugë ka pasur edhe raportimeve se një lot të tenderit në vlerë prej 8 milionë euro e ka fituar kompania “Bageri”, pronarin e së cilës zv/ministri Durmishi e ka pranuar publikisht se e ka shok të mirë.

    Qeveria “Kurti” ka qenë vazhdimisht në thumb të kritikave të opozitës për dështim në realizimin e projekteve kapitale përfshirë këtu: Autostradën e Gjilanit dhe projektet tjera infrastrukturore në vend.

    Grabovci: Qeveria “Kurti” më e dështuara në historinë e Kosovës me projektet infrastrukturore

    Ish-zv.ministri i Infrastrukturës, në Qeverinë “Thaçi 1”, Adem Grabovci, thotë se Qeveria “Kurti” është më e dështuara në historinë e Kosovës.

    “Premtimet e VV-së, janë shpërputhje me realitetin. Ato projekte që kanë mbetur në Qeverinë Thaçi as sot nuk kanë përfunduar, ndërsa po të ishim në pushtet do të përfundonin. Qeveria Kurti është qeveria më e dështuar në historinë e Kosovës”.

    Grabovci tregon se në kohën kur ka qenë në Ministri të Infrastrukturës pothuajse të gjitha premtimet i kanë bërë realitet.

    Ende po i shërbejnë qytetarëve punët e Qeverisë “Thaçi”, ani pse buxheti ishte vetëm 500 milionë euro për shtet, thotë Grabovci.

     “Realizimi i premtimeve s’kanë qenë 100%, por i kemi bërë realitet, por ato vepra që janë bërë në Qeverinë Thaçi 1, sot qytetarëve janë duke i shërbyer edhe pse buxheti i shtetit ka qenë 500 milion euro”.

    Ish-ministri i Infrastrukturës: Rruga Prishtinë-Podujevë është imazhi më real i Qeverisë “Kurti”

    Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj konsideron se rruga Podujevë-Prishtinë tregon imazhin e vërtetë të Qeverisë “Kurti”.

    Ai për “Front Online” thotë se pushteti aktual ka dështuar në projekte e investime kapitale.

    “Qeveria Kurti do të mbahet mend si Qeveria më e dështuar për projekte të reja e investime kapitale. Rruga Podujevë-Prishtinë është imazhi dhe pasqyra e vërtetë e Qeverisë Kurti për tërë Kosovën”.

    Lekaj vlerëson se fat i keq është për ministrinë e qytetarët të udhëhiqen nga Hysen Durmishi.

    Mosdija e ministrisë së Infrastrukturës ka quar në vonesën e realizimit të punimeve, thotë Lekaj.

    “Zvarritjet e punimeve në Infrastrukturë janë si pasojë e mosdijes për të krijuar plane për dinamikën e punëve dhe projekteve qendrore dhe lokale. Është fat i keq për Ministrinë dhe qytetarët të udhëhiqen nga Durmishi”.

    Ish-ministri Lekaj nuk ka pritshmëri që do të përfundojë rruga Podujevë-Prishtinë gjatë këtij mandati qeverisës.

    “Rruga ashtu si qindra projekte e premtime elektorale e qeveritare nuk do të arrijnë të realizohen”.

    Hyseni i LDK-së: Rruga Podujevë-Prishtinë nuk do të përfundoj në mandatin e Qeverisë “Kurti”, ishte mashtrim i tyre

    Ish-kandidati për kryetar të Podujevës, njëherësh kryetar i degës së LDK-së në këtë komunë, Ekrem Hyseni, ka thënë se punimet në këtë rrugë gjatë verës do të shkaktojnë kaos.

    “Deri sot janë shkelë dy afatate që do të përfundojnë, dhe tash kur janë pushimet verore do të jetë një kaos i madh, por edhe ata që qarkullojnë në rrugën Prishtinë-Podujevë ose të tjerët që e përdorin këtë rrugë”.

    Hyseni thotë se kjo rrugë nuk do të përfundojë në mandatin e Kurtit.

    Ai e vlerësoi këtë projekt mashtrim të radhës të qeverisjes aktuale.

    “Ky është premtim që nuk është mbajt, nga kryeministri, kryetari i komunës e nga ministri që janë të një subjekti politik dhe këtij projekti nuk i shihet fundi. As në këtë afat nuk do të mund të përfundoj ky projekt dhe do të mbetët pjesë e mashtrimeve të radhës”, thotë Hyseni.

    Shabani i PDK-së: Asfalti ka filluar të dëmtohet nga puna e dobët në rrugën Podujevë-Prishtinë

    Kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë, Isak Shabani në një prononcim për “Front Online” thotë se gjatë Qeverisë ‘Kurti’ s’do të përfundojnë punimet në rrugën Podujevë-Prishtinë.

    Shabani tha se ndonjëherë në atë rrugë nuk ka zhvillime të punimeve.

    “Pse menaxheri i asaj rruge e heq asfaltin dhe len një a dy muaj kështu, pa intervenu më. Nuk mund të përfundoj brenda periudhës së caktuar dhe shumë herë në rrugë vërehet se nuk është duke u punuar”.

    Shabani pretendon se asfalti ka filluar të dëmtohet nga puna e dobët në atë rrugë.

     “Projekti i rrugës Prishtinë-Podujevë është projekti më i mirë që tregon se si nuk duhet punuar. Huqja enorme në planifikim dhe dinamikën e projektit, punës së dobët, vetëm se ka filluar me u dëmtuar asfalti dhe askujt nuk i bën përshtypje”.

    Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës në muajin maj të këtij viti pati deklaruar se nuk ka zvarritje të punimeve.

    ”Në të gjitha Lotet për zgjerimin e rrugës Nacionale N25, është duke u punuar. Ndërsa në Lotin 5 ku punët ndërtimore te rreth rrotullimi “Qershitë e Llapashticës” kanë përfunduar dhe ka mbet të vendoset sinjalizimi vertikal dhe ndriçimi. Punët në të gjitha lotet janë duke u zhvilluar konform kushteve të kontratës dhe me dinamikën e paraparë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    38 milionë euro janë ndarë për përfundimin e kësaj rruge nacionale, punimet e të cilës kanë rinisur para 10 muajve. Rruga Prishtinë-Podujevë kishte filluar të ndërtohet para tetë vitesh, dhe ende nuk ka përfunduar, ndonëse kur erdhi Qeveria e Albin Kurti kishte premtuar se rrugën problematike do ta përfundonte brenda një viti të qeverisjes.

    Portali “Front Online” ka dërguar pyetje në Ministrinë e Infrastrukturës për të marr një përgjigje lidhur me punimet në rrugën Podujevë-Prishtinë, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit./FrontOnline

     

     

     

     

     

     

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Kronika30 Qershor 2024
    Një person është arrestuar në Skenderaj pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze. Viktima ka marrë tretman...
    Lajme30 Qershor 2024
    Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, për FrontOnline, thotë se nuk ka pasur asnjë projektligj që ka pasur komente dhe rekomandime se sa...
    Lajme30 Qershor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Haziri, thotë se janë të vendosur për ta votuar në Kuvendin e Kosovës, Projekligjin për KPM-në, ashtu siç...
    Të tjera
    Sport30 Qershor 2024
    Dy lojë tejet interesante do të zhvillohen sot në fazën e 1/16-tës së Kampionatit Evropian. E para do të jetë në mes...
    Lajme30 Qershor 2024
    Një ndeshje futbolli do të zhvillohet mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të dielën. Në njoftimin...
    Lajme30 Qershor 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajnë konferencë për media. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Lajme30 Qershor 2024
    Ngjarjet e parlajmëruar për sot: 09:00 EcoZ, në bashkëpunim me Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe, organizon ngjarje ku bëhet...
    Lajme30 Qershor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Gradualisht do të kemi rikthimin e pluhurit saharian. Era...
    Lajme29 Qershor 2024
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi ka deklaruar se duhet të rritet bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtar në mënyrë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.