Futbollisti i Kosovës, Donat Rrudhani, ka thënë se Kombëtarja është e përgatitur për të marrë tri pikë në ndeshjen kundër Lituanisë.
Kosova ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para nisjes për në Lituani, ku më 12 tetor do të përballet me kombëtaren vendase.
“Atmosfera është shumë e mirë. Jemi stërvitur në mënyrë intensive dhe kemi punuar shumë taktikisht. E kemi analizuar Lituaninë, e dimë çfarë kualitete dhe dobësi kanë, prandaj jemi të përgatitur për t’i marrë tri pikë atje”, ka thënë Rrudhani./RTK