Rreth 30 persona janë lënduar pasi që është rrotulluar autobusi që po udhëtonte nga Parisi për në Londër, prej të cilëve katër kanë gjendje të rëndë.
Policia njofton se është rrotulluar për arsye të panjohura, ndërsa ka përfunduar jashtë rruge, i kthyer në njërën anë.
“Të gjithë udhëtarët janë nxjerrë jashtë, ndërsa ata që kishin gjendje më të rëndë u dërguan menjëherë në spital, Të tjerët që ishin të lënduar lehtë, u trajtuan aty nga ndihma e shpejtë”, thuhet në raport.
Ky autobus është në pronësi të një kompanie gjermane, ndërsa identiteti i udhëtarëve nuk është bërë i ditur./Front Online/