×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrjeti global i bizneseve mbështet planin e Hotit për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mbajti një konferencë virtuale me përfaqësuesit e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga 25 shtete të ndryshme të botës (SHBA, Evropë dhe Australi).

    Kryeministri Hoti theksoi se nga qershori i këtij viti, Qeveria ka arritur të kursejë dhe realizojë një buxhet prej rreth 365 milionë euro për pakon emergjente dhe pakon për rimëkëmbjen ekonomike

    Ai qartësoi se nga pakoja për rimëkëmbje ekonomike prej 87 milionë euro, mbështetje financiare direkte kanë përfituar 36 mijë e 679 biznese me 206 mijë e 582 punëtorë.

    Kryeministrit Hoti paralajmëroi fillimin e përgatitjeve për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike në vlerë prej 182 milionë euro, për vitin 2021.

    Po ashtu bazuar në rekomandimet e asociacioneve të biznesit, ai tha se Qeveria do të shqyrtojë edhe ndryshime të tjera, përkatësisht një pako të re fiskale gjatë vitit 2021.

    Afaristët nga Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, duke pasur parasysh vështirësitë e të bërit biznes në kohë të pandemisë Covid -19, i dhanë mbështetje Qeverisë së Kosovës për ndërmarrjen e masave që ndihmojnë sektorin privat në rrethanat e krijuara.

    Kryeministri mirëpriti gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë aktive e zhvillimit të afarizmit në Kosovë, duke theksuar mundësitë e krijuara për investime nga marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington dhe nga ndihma përmes projekteve zhvillimore të BE-së për Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej 27 miliardë eurove, për 5 vjetët e ardhshme.

    Pas referimit për organizimin e rrjetit global dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe investime në Kosovë, u arrit pajtueshmëria që takimi vjetor i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare të mbahet në Prishtinë në fillim të vitit 2021.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.