×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rrjeti 5G: Qeveria gjermane për verifikim të dyfishtë të Huaweit

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Për ndërtimin e rrjetit 5G ka shqetësime në lidhje me kompaninë kineze Huawei. Prandaj, sipas ARD, qeveria gjermane dëshiron ta verifikojë dyfish pjesëmarrjen e saj: teknikisht dhe politikisht.

    Për koncernet kineze si Huawei, në të ardhmen do të ketë pengesa të mëdha për t’u përfshirë në ndërtimin e rrjetit celular të shpejtë të brezit të pestë. Qeveria gjermane nuk dëshiron t’i ndalojë në parim përbërësit kinezë – por një marrëveshje në nivelin ministror parashikon, sipas një informacioni të ARD-së, që do të ketë dy procedura të ndryshme verifikimi në të ardhmen. Hapi i dytë i verifikimit në veçanti do t’u shkaktojë vështirësi të mëdha furnizuesve kinezë në të ardhmen.

    Tri ministri të përfshira

    Që tani ishte vendosur që Zyra Federale për Sigurinë e Teknologjisë Informative (BSI) duhet të bëjë një kontroll teknik. BSI duhet të sqarojë nëse përbërësit që lidhen me sigurinë për rrjetin 5G janë teknikisht të rregullt. Ekspertët e TI-së duhet të zbulojnë nëse elementët mund të jenë të përshtatshëm për spiunazh dhe sabotim.

    Thelbi i çështjes tani është që, në të ardhmen, përbërësit kryesorë do t’i nënshtrohen edhe një vlerësimi politik shtesë nga ministritë përgjegjëse. Kjo situatë e përgjithshme politike duhet të merret parasysh nga Zyra Federale e Jashtme, Ministria Federale e Ekonomisë dhe Ministria Federale e Brendshme, raporton DW.

    I përfshirë edhe Shërbimi Informativ Gjerman

    Për këtë hap të dytë, vlerësimin në nivelin politik duhet të përdoren gjithashtu edhe informacione të shërbimeve të fshehta. E thënë thjesht: ministritë në të ardhmen do të pyesin Shërbimin Informativ Gjerman (BND) se sa i madh është rreziku që shtete si Kina të spiunojnë Gjermaninë përmes rrjetit celular me shpejtësi të lartë.

    Shërbimi Informativ Gjerman, BND kishte shprehur shqetësime në të kaluarën. Arsyeja: kompanitë kineze janë nën ndikimin e udhëheqjes shtetërore dhe komuniste.

    Kontrollohen përbërësit

    Procedura e ardhshme është si më poshtë: ofruesit e internetit si Telekom kërkojnë ofrues si Huawei. Pastaj ofruesit paraqesin një koncept tek qeveria federale: se në ç’vende të rrjetit do të ketë komponentë të caktuar dhe nga cilët furnizues do të jenë ata. Kjo gjithashtu duhet të përfshijë një garanci nga furnizuesi që produktet plotësojnë kërkesat gjermane të sigurisë.

    E rëndësishme: të gjithë ministrat duhet të bien dakord me konceptin e ofruesit. Nëse, për shembull, ministri i Jashtëm nuk bie dakord, ai mund të vërë veton, sipas grupit parlamentar të SPD. Është planifikuar një model, në të cilin mund të ndërhyjë edhe kancelaria federale.

    Plani i qeverisë federale tani parashikon që Gjermania nuk duhet të shfrytëzojë vetëm ekspertizën e BSI për verifikimin teknik. Mund të përfshihen edhe laboratorë të tjerë testues të aprovuar në Evropë, për shembull në Francë, Spanjë ose Holandë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka dërguar një letër-porosi sekretarit të përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushit, i cili e...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Anija “Coral Princess” e Princess Cruises është goditur nga një shpërthim norovirusi gjatë një udhëtimi 31-ditor nga Singapori në Los Angeles. Nga...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shprehur se dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që ka për cak shqiptarët....
    Lajme20 Nëntor 2024
    IPKO organizon edicionin dimëror të IPKO UNI Tournament 2024, duke bashkuar studentët në turneun më të madh të tyre në lojëra elektronike,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca e rradhës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë seancë dëshmoi dëshmitari me...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Anija “Coral Princess” e Princess Cruises është goditur nga një shpërthim norovirusi gjatë një udhëtimi 31-ditor nga Singapori në Los Angeles. Nga...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shprehur se dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash...
    Vip20 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Drenusha ka vendosur të relaksohet duke u futur në pishinë. Gjersa banorët e tjerë po qëndronin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.