Koncepti i veturës elektrike GT është hapi i parë, i ndjekur nga prodhimi i tre modele elektrike.
Koncepti do të lansohet sonte në eventin e Javës së Artit në Miami të Shteteve të Bashkuara.
Bazuar në renderet/skicat e para, duket se drejtimi i ri i dizajnit është një ndërthurje e elementeve nga e kaluara (kapaku i gjatë) dhe minimalizmit futurist, të cilin, për shembull, Tesla e prezantoi me modelin e saj Cybertruck.
Në pjesën e përparme të veturës vërehet edhe ndikimi i veturave Rolls-Royce, por origjinaliteti është i rrallë këto ditë, ndaj dizajnerët e Jaguar vështirë se mund të akuzohen për kopjim.
Pjesa e pasme e veturës nuk ka xham (padyshim që kamerat janë përgjegjëse për dukshmërinë e pasme), ndërsa ka një strukturë rrjetë me drita të integruara.
Modeli i serisë, të cilin Jaguar së fundmi filloi të testojë në rrugë, do të ketë 575 kuaj fuqi dhe një rreze prej më shumë se 680 kilometra. Çmimi fillestar i veturës do të jetë rreth 120 mijë euro. /Telegrafi/