×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju

    FrontOnline
    25 Nëntor 2024

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është përgjigjur ashpër ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pasi ky i fundit ka shkruar në Facebook se “Bajrami e ka njësh në mungesë të njohurive”.

    “S’paske mësuar as sot, ulu njësh”, nuk ndalen replikat mes Muratit dhe Bajramit

    Ky reagim në vijim të debatit rreth kontratave njëburimore gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

    Bajrami i tha Hekuran Muratit se nuk do ta ketë kënaqësinë asnjëherë me notu atë.

    “Hekuran, S’ke me pasë kënaqesinë me me notu asnjëherë (never). Rritu”, ka shkruar ajo fillimisht.

    Më pas Bajrami e ripublikoi videon kur kërkon që të auditohen kontratat njëburimiore.

    “Unë dje të jam përgjigjë dy herë. Nuk reagove fare kur ta publikova videon ku partia jote voton kundër auditimit të kontratave një burimore. Pse??? U zbrapse sikur kolegët e tu në Komision. Edhe ty sot tu paskan dashtë 5 orë që gënjeshtrën e djeshme, me e mbulu me një gënjeshter tjetër. Ajo çka po thu ti nuk qendron, por edhe të qendronte a e din çka tregon po i mjerë”, ka vazhduar Bajrami.

    “Ti vetë po thua që buxheti i shpenzuar përmes prokurimit publik, ka qënë me i lartë në vitin 2008 kur buxheti total në terma të shpenzimeve ishte vetëm 963 milionë euro sesa buxheti i kontraktuar përmes prokurimit publik në vitin 2023, kur buxheti total është 2 miliardë e 925 milionë euro”, ka thënë tutje.

    Tutje, Bajrami ka thënë se Prokuroria ka shumë punë me këtë qeveri, duke i kërkuar Muratit të punojë diçka se i shkuan katër vjet me propagandë.

    “Prokuroria ka shumë punë me ju. Publikoj kontratat prej vitit 2007 deri me 2023 ta shohim vërtetësinë e të dhënave. Të shkuan 4 vjet duke vizatu grafa të paqëna, 4 vjet me propagandë, asnjë premtim i mbajtur prej 160 çerdheve deri të lirimi i energjisë elektrike. Ik puno diçka, anuloni grantet që i keni pezullu. Ju qeveria për familjen (familjen tuaj)”, ka deklaruar Bajrami.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në ceremoninë solemne me rastin shënimit të 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare, e cila...
    Lajme25 Nëntor 2024
    KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës sot zhvilluan stërvitjen e tyre të përbashkët “Shpata e Artë 2024”. Të tre organet testuan procedurat...
    Lajme25 Nëntor 2024
    “Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, rastin e...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sot në rrugën “Hilë Mosi” në kryeqytet ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku dyshohet të jetë shkrepur dhe...
    Sport25 Nëntor 2024
    Dermatologu britanik, Roshan Ravindran, vendosi të padisë Cristiano Ronaldon pasi i kishte borxh rreth 50 mijë euro për botoks. Një nga yjet...
    Vip25 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Xuxi, ka kritikuar ashpër disa emisione dhe përmbajtjen e tyre televizive. Ai në një diskutim me...
    Sport25 Nëntor 2024
    Ruud Van Nistelrooy është njëri prej favoritëve për t’u bërë trajner i Leicester Cityt që të dielën shkarkoi Steve Cooperin. Ai po...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami replikojnë në distancë me njëri-tjetrin. Për këtë arsye, deputeti...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Replikat mes ish-ministres së Financave, Hykmete Bajrami dhe ministrit aktual të kësaj Ministrie, Hekuran Murati, as sot s’kanë të ndalur. Bajrami ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.