×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Rritje e rasteve me grip sezonal, simptomat e ngjashme me të Covid-it

    FrontOnline
    24 Mars 2021

    Rastet me grip sezonal janë rritur dukshëm në vend.

    E më të vështirë dallimin e simptomave e ka bërë ky grip në kohën kur Kosova po përballet me raste të larta të infektimeve me Covid-19.

    Fluksi i qytetarëve të cilët po u drejtohen Qendrave të Mjekësisë Familjare për trajtim është rritur ditëve të fundit.

    Doktoresha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Drita Peqani-Gashi tha për Front Online se ka qenë një numër i madh i personave me simptoma të gripit sezonal që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    Simptomat e gripit sezonal me atë të infektimit me virus nuk dallojnë shumë.

    “Shumë vështirë edhe për ne personelin mjekësor që të dallojmë gripin sezonal prej Covid-19, për arsye se simptomatologjia është mjaft e ngjashme, temperatura e lartë, kokë dhimbje, dhimbje e muskujve, dhimbje koke, kollitje, dhimbje krahërori, mirëpo i vetmi simptomë që dallon është humbja e shijesd he nuhatjes”, tha ajo për Front Online.

    Ajo thotë se vaksinimi është bërë thuajse i të gjithë qytetarëve të rajonit të Prishtinës të cilët bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara.

    “Me grip sezonal kanë qene thuajse shumica e banorëve të Prishtinës, vaksina është dhënë në muajin dhjetor, janë vaksinuar shumica, janë vaksinuar dhe personeli mjekësor, janë vaksinuar kategoritë e rrezikuara, që janë mbi moshën 65 vjeçare, personat që kanë sëmundje kronike”, tha ajo për Front Online.

    Në anën tjetër, qytetarët për Front Online thonë se nuk janë vaksinuar kundër gripit sezonal anipse ankohen për probleme të shumta shëndetësore.

    “Jo nuk kam qenë me grip sezonal, jam prej sheqerit, kam shtypjen e lartë, jam me shumë dhimbje, krejt llom, dhe nuk kam marr asnjë vaksine, sot kam ardh me marr insulinat, barnat dhe jam duke u bë gati me shku n’shpi”.

    Ka edhe të atillë anipse në moshë të shtyer nuk i beson vaksinës dhe thotë se nuk do t’a marrë asnjëherë pasi siç thotë ai nuk ka qenë i sëmurë asnjëherë  më grip sezonal.

    “Jo nuk kam marr vaksinë kundër gripit sezonal kurrë dhe as nuk marr, edhe pse i kom 82 vjet, unë kurrë vaksine për grip nuk kom marr, edhe nuk di çka është gripi”.

    Vaksinimi kundër gripit sezonal është bërë në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

    Mjekë rekomondajnë respektim të masave dhe shmangie nga daljet në hapsira publike sidmomos të të moshuarve dhe atyre që vuajnë nga sëmundjet kronike.

     

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vlora Çitaku, sekretare e Përgjithshme e PDK-së, ka reaguar për lajmin e refuzimit të projektit të Fahrije Hotit, fermere nga Krusha e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Mes dy personave në Lipjan ka ndodhur një mosmarrëveshje për një pronë e cila ishte në shqyrtim gjyqësor. Në lidhje me këtë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjatë një seance gjyqësore në Pejë, një burrë ka ofenduar dhe ka kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe axhën e saj. Lidhur me...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një shtetas turk ka raportuar se është grabitur në Prishtinë, ku derisa ka qenë në rrugë, ishte ndalë një veturë  nga e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Anëtari i Listës Guxo në Komisionin për Persona të Pagjetur dhe Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, Nasuf Bejta, thotë se për...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Në dy raste të ndara, policia ka arrestuar dy persona në Gjakovë, pasi u është gjetur substanca narkotike. Rasti i parë ka...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Është raportuar në polici se një shtëpi në fshatin Shkarashnik të Malishevës është djegur. Policia ka bërë të ditur se zjarri është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.