×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rritje e rasteve me COVID-19 në SHBA “rrezikon sistemin shëndetësor”

    FrontOnline
    21 Nëntor 2020

    Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 1 milion raste të reja me koronavirus në shtatë ditët e fundit dhe vetëm më 20 nëntor janë regjistruar pothuajse 190,000 infektime të reja.

    Rritja e numrit të rasteve të reja, që sipas disa modeleve thuhet se janë dy deri në tri herë më të larta “do ta mbingarkojnë edhe më shumë sistemin shëndetësor” që tashmë është i ngarkuar, me pacientë që kërkojnë ndihmë shëndetësore si dhe mund të ketë mungesë të stafit shëndetësor, ka thënë Projekti për gjurmimin e COVID-19 në SHBA.

    Mbi 82,000 mijë njerëz janë të hospitalizuar në mbarë Shtetet e Bashkuara, numër ky i rritur për 50 për qind në dhjetë ditët e fundit. Numri i vdekjeve po ashtu është rritur në shtatë ditët e fundit, me mbi 1,332 vdekje në ditë. Ndërkaq, më 19 nëntor, numri i viktimave kaloi shifrën prej 2,000 – për herë të parë që prej muajit qershor. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga sëmundja COVID-19 – që e shkakton koronavirusi i ri – në SHBA ka arritur mbi 254,000.

    Deri më 20 nëntor, 22 shtete dhe një sërë qytetesh amerikane kanë vendosur kufizime që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejme të virusit, duke nisur nga kufizimet e qarkullimit të lëvizjes e deri te mbyllja e pjesshme.

    Zyrtarët shëndetësorë u kanë bërë thirrje amerikanëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe tubimet shoqërore gjatë festave të fundvitit.

    Përderisa SHBA-ja po përballet me rritje të rasteve, në Toronto të Kanadasë javën e ardhshme do të nisë mbyllja e dytë.

    Ndërkaq, shumica e Evropës tashmë disa javë ka vendosur masa të mbylljes, për shkak se po përballen me valën e dytë të koronavirusit.

    Ka sinjale se masat e reja kufizuese kanë ulur numrin e infektimeve, si në Francë, Itali, Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuara. Por, autoritetet në këto shtete thonë se është ende herët që të zbusin masat kufizuese.

    Në Amerikën Latine, Brazili ka kaluar shifrën prej 6 milionë rasteve me koronavirus, duke u bërë shteti i tretë në botë me numrin më të madh të rasteve, pas SHBA-së dhe Indisë. Brazili po ashtu është shteti i dytë në botë me numrin më të lartë të viktimave, përkatësisht në këtë shtet janë regjistruar 170,000 viktima nga koronavirusi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar 14-vjeçarin i cili goditi për vdekje me thikë. “Ky shtetas, ditën e djeshme, në...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se rreth 100 kamionë me ndihma ushqimore u plaçkitën dhunshëm nga depot në Gaza....
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Presidenti rus, Vladimir Putin e ka ftuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të vizituar Moskën më 25 maj të vitit tjetër, kur...
    Të tjera
    Lifestyle19 Nëntor 2024
    Edhe ata që ushtrojnë rregullisht mund të kenë një rrezik të shtuar të dështimit të zemrës dhe vdekjes kardiovaskulare si pasojë e...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në disa lokacione në Mitrovicën e Veriut janë ngjitur posterë me flamurin e Serbisë dhe mbishkrimin “Ja ku jemi për Krishtlindje”. Ato...
    Lajme19 Nëntor 2024
    “Turneu i Ndryshimit” i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vahzdojë sot në Fushë Kosovë. Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se tubimi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Njohja nga Izraeli vazhdon të jetë e njohja e fundit e pavarësisë së Kosovës që nga shkurti i vitit 2021. E mungesa...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se djali i tij ishte rrahur nga disa nxënës të një shkolle. Sipas organeve...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës. 46-vjeçari me inicialet V. G. ishte i  dënuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.