×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritje e mëtejshme e ngrohjes globale, në prag të takimit ndërkombëtar mbi klimën

    FrontOnline
    10 Nëntor 2024

    Takimi i nivelit të lartë mbi mjedisin ‘COP29’ do të fillojë të hënën në Baku të Azerbajxhanit, ekonomia e të cilit mbështetet kryesisht tek shitja e lëndëve djegëse fosile. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Herny Ridgewell, gjatë 12 ditëve të takimit, udhëheqës botërorë dhe mijëra pjesëmarrës do të përpiqen të negociojnë mënyrat për të ulur sasinë e çliruar të gazeve që shkaktojnë efektin serrë, mes paralajmërimeve se përpjekjet për të kufizuar ngrohjen globale janë shumë larg arritjes së objektivit.

    Viti 2024 ka të ngjarë të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë me temperatura që kanë tejkaluar një prag të rëndësishëm të ngrohjes: objektivin që të mos lejohet rritje përtej 1.5 gradë Celcius për 20 apo 30-vjet, i pranuar ndërkombëtarisht për të kufizuar ngrohjen globale.

    “Ky është viti i parë që tejkaloi pragun e rëndësishëm prej 1,5°C”, thotë Carlo Bountempo nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus.

    Kufizimi i rritjes së temperaturave në nivelin nën 1.5 gradë Celsius ishte synim kryesor i Marrëveshjes së Parisit mbi mjedisin të vitit 2015.

    “Tejkalimi i këtij kufiri, mund të shkaktojë ndryshime klimatike që mund të jenë të pakthyeshme”, thotë Ruth Townend nga organizata ‘Chatham House’ me bazë në Londër.

    Me trajektoren aktuale, Kombet e Bashkuara thonë se bota po shkon drejt një rritjeje mesatare globale të temperaturave prej rreth 3 gradë Celsius, deri në fund të këtij shekulli. Kjo mund të shkaktojë në periudha më të gjata nxjehtësie, thatësira më të thella, stuhi më të forta dhe probleme të tjera.

    “Çlirimet vjetore të gazeve serrë janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Vitin e kaluar ato u rritën me 1,3%”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

    Të hënën nis takimi dyjavor i nivelit të lartë mbi mjedisin ‘COP29’ në Baku të Azerbajxhanit.

    Një pjesë kyçe e takimit të këtij viti është se si vendet më të pasura të ndihmojnë financiarisht vendet më të varfra për të reduktuar çlirimin e gazeve dhe për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike.

    “Pa një vendim mbi ndihmat financiare, gjithçka do të dështojë ”, thotë Ruth Townend nga “Chatham House”.

    Azerbajxhani është një prodhues i madh i naftës dhe gazit, lëndë djegëse fosile që ndikojnë mbi ndryshimet klimatike.

    “Azerbajxhani është gjithashtu një vend që rrezikohet nga ndryshimet klimatike. Vendi siguron nga 50 deri në 70% të ujit të pijshëm nga jashtë kufijve të tij. Pra është me të vërtetë në një pozitë të vështirë. Kështuqë është në interesin e tij që të përpiqet për fonde për të ndihmuar vendet në zhvillim siç është vetë, për të gjetur një rrugë për të ecur para”, thotë zonja Townend.

    Pak para mbajtjes së takimit në Baku, Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale. Ka mundësi që ai sërish të largojë Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit që përcakton objektivat mbi ndryshimet klimatike. Ekziston gjithashtu frika e një lufte tregtare me Kinën.

    “Nuk ka gjasa që ne të shkojmë drejt një bote që është më e qëndrueshme. Pra, ne duhet të mësojmë se si të menaxhojmë situatën në këto kushte paqëndrueshmërie gjeopolitike, të cilat vetëm sa do të rriten në të ardhmen”, thotë zonja Townend.

    Nga zjarret në Kaliforni te përmbytjet vdekjeprurëse në Valencia të Spanjës, shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po shkakton mot ekstrem dhe pa veprime urgjente, ka të ngjarë që situata të përkeqësohet shumë. /VOA

    Nga Rubrika
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e Ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, e cila opozitës dje i...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos krejtësisht në mbrëmje....
    Lajme12 Nëntor 2024
    Komentatorja politike, Shqipe Pantina, teksa ka komentuar listën zgjedhore të PDK-së, ka lavdëruar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën. “Është kandidu nga PDK...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe se për të pasur zhvillim duhet...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për programin politik të ekonomisë, që LDK e shpalosi në detaje të...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të dyshuar për rastin e vrasjes që ndodhi në...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i ka vdekur nëna para pak çastesh në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK. Merret vesh që tashmë...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të hënën një zyrtari të lartë izraelit se hapat që Izraeli ka ndërmarrë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.