Rritja e numrit të rasteve me Covid-19 në Kosovë, ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të ndërmarrë disa masa.
Ministri Armend Zemaj, përmes një statusi në Facebook, ka urdhëruar të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, t t’i ndalin urgjentisht seminaret, punëtoritë dhe format tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish, sikurse edhe veprimtaritë e ndryshme, të panevojshme.
Po ashtu Zemaj ka bërë të ditur se deri më sot, 410 shkolla janë testuar, 10 prej tyre me rekomandim të IKSHPK-së, kanë kaluar nga skenari A në skenarin C. Këtë javë, tri nga to, kanë kaluar në skenarin C.
“Të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, duhet t’i ndalin urgjentisht seminaret, punëtoritë dhe format tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish, sikurse edhe veprimtaritë e ndryshme, të panevojshme. Rekomandohet të përdoren format on-line të takimeve, të punës dhe aktivitetet tjera. Policia e Kosovës dhe të gjitha inspektoratet pa dallim, bashkë me komunat dhe shtabet emergjente, duhet të veprojnë urgjentisht në parandalimin e përkeqësimit të situatë”, ka thënë ai.