Numri i të infektuarve me Covid-19 është rritur dukshëm duke bërë kështu që të mbushen kapacitetet spitalore.
Në Kliniken Infektive nuk ka shtretër të lirë e tani po përgatitet edhe Klinika e Internos që të pranojë pacientë me Covid.
Izet Sadiku, ushtrues i detyrës së drejtorit në Kliniken Infektive, tha për Front Online se Qeveria duhet të marrë masa të reja, pasi që trendi i rritjes së rasteve po vazhdon.
“Duhet të merren masa, sepse trendi i fundit tregon se janë përmbushur kapacitetet spitalore sepse tani ka nisur edhe Klinika e Internos të përgatitet për të pranuar pacientë, nëse ky trend vazhdon të rritet duhet të merren masa të reja dhe ky do të jetë obligim i IKSHP-së”, tha ai për Front Online.
Edhe qytetarët janë pro mendimit që vendi duhet të mbyllet për shkak të situatës të rënduar me Covid.
“Po në nëse Qeveria ka paraparë duhet të mbyllet vendi sepse po shihet që është gjendja alarmante, këto infeksione sa vinë e rritën unë e di që duhet të ketë edhe probleme ekonomike po në rend të parë është shëndeti”, thotë një qytetar.
“Mendoj që çdo veprim që është për të mirë të qytetarëve duhet të respektohet dhe aprovohet pavarësisht dëshira apo jo dëshira mundet apo s’mundet ma me rëndësi është jeta e qytetarëve se sa kufizimi”, thotë një qytetar tjetër.
“Duhet me u mbyll pak sepse ndoshta ndreqët pak situata se numri shumë rrezik , numri u bo shumë i madh e na po hjekum edhe na pleqtë s’po kemi ku dalim për shkak pandemisë e bon pak me pas njëfarë shkurtimi ndoshta bohet ma mirë pak se s’po guxon njeri me thënë edhe bash krejt mirë veç prap ndoshta bëhet” ,thotë një qytetar.
Por, ka edhe qytetarë tjerë të cilët mendojnë se pavarësisht numrit të madh të të infektuarve, vendi nuk duhet të mbyllet e as të vendosen masa të reja.
“Jo nuk mendoj me u mbyll vendi se nuk besoi që do të ketë suksese nëse mbyllen shkollat, vendi , tregjet e kafet më duket veç po shkaktojnë dëme. Kujdes po ato që po i reklamojnë pastrimi, maskat, distanca ato janë për me i respektu strikt “, thotë një qytetar.
“Jo more çfarë mbyllje pse me u mbyll, jo more s’kemi çka me fol se nuk jemi të përgatit kurrgjë edhe Qeveria e re që shkon ishalla bohet mirë për gjithkënd edhe për neve këta të rinjtë”, thotë një tjetër qytetar.
IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24-orëve në Kosovë kanë vdekur 10 persona, teksa janë shënuar 836 raste të reja me Covid-19.
Qeveria e re në krye me Albin Kurtin, konkretisht ministri i ri i Shëndetësisë nuk e ka mohuar lajmin se mund të ketë masa të reja nga java e ardhshme në mënyrë që të ulet numri i infektimeve./Front Online/