×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rritja e rasteve me Covid-19 në Europë, OBSH tregon arsyen

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Rritja marramendëse e rasteve me koronavirus në hemisferën veriore, i detyrohet kryesisht faktit se personat që kanë pasur kontakte me të infektuar, nuk janë vënë nën karantinë për periudhën e nevojshme.

    “Nuk ka ndodhur kudo dhe në mënyrë sistematike, por jam i bindur se kjo është arsyeja kryesore që po shohim shifra kaq të larta. “, u shpreh Michael Ryan, drejtori për emergjencat në OBSH.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në gjysmën e 48 vendeve europiane që janë pjesë e agjencisë së OKB, rastet me covid-19 janë rritur me 50 për qind.

    “Me ardhjen e dimrit në hemisferën veriore, po shohim një përshpejtim të përhapjes së infektimeve, veçanërisht në Europë dhe Amerikën veriore. Me rritjen e rasteve shtohet edhe numri i personave që shtrohen ne spitale apo në terapitë intensive”, shprehet kreu i OBSHTedros AdhanomGhebreyesus.

    Ghebreyesus e cilësoi si tejet të rrezikshme dhe të vështirë, situtatën ku kapacitetet në spitale tejkalohen.

    “E di që jeni lodhur, por virusi ka treguar se kur ulim vigjilenën ai mund të kthehet me shpejtësi marramendëse”, vijoi, me tej, kreu i OBSH.

    Organizata vlerësoi shtetet e Azisë Lindore për progresin e shënuar në luftën kundër pandemisë.

    Europa nuk po arrin të kontrollojë dot shpërthimin e ri të pandemisë, me shumë vende që po shtojnë kufizimet për të frenuar përhapjen. Rajoni i Lombardisë në itali, më i prekuri nga vala e parë e pandemisë, vendosi masën e ndalimqarkullimit pas orës 23:00, një ditë pasi qeveria autorizoi krerët lokalë të kufizojnë aktivitetet publike. Forca të shtuara policore po mbikëqyrin zbatimin e masave të reja në qytetet italiane.

    Gjermania shënoi një shifër rekord prej gati 6900 të infektuarish në 24 orët e fundit dhe 47 viktima. Qeveria do të investojë 500 milionë euro për të përmirësuar sistemet e ventilimit në ndërtesat publike, me qëllimin për të parandaluar përhapjen. Studimet sugjerojnë se spërklat e infektuara mund të mbesin në ajrin e një dhome për të paktën tetë minuta, dhe qarkullimi i ajrit, shihet si thelbësor për të shmangur transmetimin.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. “Jam i emocionuar të shpall...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Rastet e fruthit janë rritur me më shumë se 200 për qind në rajonin evropian gjatë vitit të kaluar në mes të...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një urë në Krimenë e pushtuar nga Rusia është shembur “spontanisht”, duke dëmtuar shinat hekurudhore poshtë saj dhe duke lënë dy persona...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.