×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Në shkollat e Kosovës, mësimi vazhdon të mbahet herë në shkolla e herë në platformën online, për shkak të situatës që po përballen me pandeminë Covid -19.

    Për këtë kalim nga një skenar në një tjetër, ekspertët dhe prindërit thonë se ka ndikim te nxënësit si dhe vështirësi në procesin mësimor. Ndërkohë, udhëheqësit e shkollave thonë se ky kalim ka edhe sfidat e veta.

    Në shumë shkolla të Kosovës, herë pas herë është ndërprerë mësimi, varësisht nga rastet që kanë pasur me Covid-19. Disa prej tyre kanë kaluar në mësimin online dhe më pas i janë rikthyer shkollës. Për këtë kalim nga njëri skenar në një tjetër, njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, tha për Radio Kosovën se ka ndikuar te fëmijët si dhe në cilësinë e mësimdhënies.

    Ndërkohë, Shkolla “Faik Konica”, në Prishtinë, aktualisht është duke mbajtur mësim të kombinuar.

    Drejtorja e kësaj shkolle, Jehona Oruçi, tha për Radio Kosovën se një grup i nxënësve është në klasë, ndërsa grupi tjetër ndjek mësimin në formën virtuale. Ajo theksoi se në fillim, ky lloj procesi ka pasur sfidat e veta.

    Gjithashtu, prindërit theksojnë se në këtë situatë të pandemisë, vështirësitë në procesin mësimor janë shumë të theksuara. Rezarta Sefedini, që ka vajzën në klasën e katërt, thotë se ndërrimi nga shkolla në mësim online dhe përsëri kthimi në shkollë, ka shkaktuar vështirësi te fëmija i saj.

    Mësimdhënësja e Shkollës “Gjergj Fishta”, në Prishtinë, Shpresa Latifi, thotë se ky proces mësimor po shoqërohet me vështirësi si tek nxënësit ashtu edhe tek mësimdhënësit.

    Ndërkohë, rastet me Covid-19 kanë filluar të rriten edhe nëpë shkolla. Ministria e Arsimit ka theksuar se Kosova ka nevojë të mbajë shkollat hapur, pasi asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë. Por, ka theksuar se është e përgatitur edhe për skenarë të tjerë, në rast se mbyllen shkollat.

    Prandaj, Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, që të respektojnë masat kundër pandemisë.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ka ndërruar jetë shoferi i veturës që u aksidentua para dy jave me një veturë të Policisë së Kosovës. Aksidenti kishte ndodhur...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se këtë javë “Turneu i Ndryshimit” do shkojë edhe në katër...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kritikuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, për politikën e tij të jashtme. Haxhiu ka theksuar...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar takimin e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së...
    Ekonomi18 Nëntor 2024
    Kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për pritjen e sotme, si dhe takimet miqësore në të kaluarën. Ai tha...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për atë se siç ka thënë Selmanaj,...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fjalën e tij në mbledhjen e qeverive mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e nisi duke sqaruar...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut tha se dy vendet kanë shumë të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.