Italia të mërkurën e ka bërë të detyrueshëm përdorimin e maskave në hapësira të jashtme në përpjekje për ta zvogëluar numrin e infeksioneve, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Shteti i Evropës Jugore është përballur me rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve në dy muajt e fundit, ndonëse shifrat e saj janë ende shumë më të ulëta sesa numrat e regjistruar në disa vende tjera si Franca, Spanja dhe Britania.
Kabineti qeveritar gjithashtu miratoi një dekret për zgjatjen e afatit të gjendjes emergjente të pandemisë deri më 31 janar, shkruan Reuters.
Gjatë fazës së parë të pandemisë, Italia ishte vendi më i prekur në Evropë nga sëmundja Covid-19 me më shumë se 700 viktima në ditë.