×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritja e pagës minimale, veteranët paralajmërojnë protesta

    FrontOnline
    16 Maj 2022

     

    Veteranët e UÇK-së kanë paralajmëruar protesta në rast se miratohet në Kuvend Projektligji për Pagën Minimale, sipas versionit të Qeverisë. Ata po kërkojnë që rritja e pagës minimale të përfshijë edhe këtë kategori, shkruan GazetaBlic.

    E ky ‘kërcënim’ mund të bëhet realitet nëse në Kuvend miratohet projektligji për rritjen e pagës minimale, sipas të cilit, veteranët e UÇK-së përjashtohen nga kjo rritje.

    Kështu konfirmon për GazetaBlic ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

    “Nëse e ndryshojnë ligjin me hek atë nen që po pretendon qeveria, natyrisht që do të ketë protesta”, deklaroi Klinaku.

    Organizata e Veteranëve të UÇK-së akoma nuk e ka caktuar ndonjë datë për protesta.

    Por, sipas Klinakut, ata nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre.

    Kuvendi i Kosovës para pak ditësh  ka diskutuar  për projektligjin për pagën minimale.

    Ky projektligj ka ngjallur debate e reagime të shumta nga pozita e opozita, ku këta të fundit janë deklaruar se nuk do të votojnë PËR, në rast se aty nuk përfshihet rritja e pensioneve për veteranët dhe disa kategori të tjera.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Kongresistja amerikane nga partia Republikane, Claudia Tenney, i ka bërë thirrje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që Kosova ta lirojë Igor Popovicin,...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj para fillimit të seancës konstituive foli në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se i...
    Lajme25 Korrik 2025
    E ngarkuara me Punë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, si dhe ambasadori britanik në Kosovë Jonathan Hargreaves, kanë mbërritur...
    Të tjera
    Kronika25 Korrik 2025
    Një burrë me shtetësi australiane ka përfunduar në policinë e Pejës, pasi dyshohet për dhunë fizike ndaj një gruaje australiane. Policia në...
    Kronika25 Korrik 2025
    Një grua është arrestuar në fshatin Prilep të Deçanit nën dyshimin për kanosje, ngacmim dhe sulm fizik ndaj dy personave. Sipas njoftimit...
    Kronika25 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Sipas njoftimit të policisë, në...
    Kronika25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një grua të zhdukur në Prizren. Sipas PK-së, rasti është raportuar më 23 korrik. “Rr. Kurtish...
    Kronika25 Korrik 2025
    Gjatë mesnatës së djeshme është arrestuar një person. I njejti ishte përfshirë në aksident trafiku dhe derisa zyrtarët policor ishin duke u...
    Lajme25 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës se paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve Xh.K, D.K, A.K....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.