×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritja e numrit të rasteve me Covid-19, a duhet të mbyllet vendi?

    FrontOnline
    27 Mars 2021

    Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka thënë se tashmë vendi ka hyrë në valën e tretë të pandemisë ku numri i rasteve me Coronavirus është duke u rritur në mënyrë drastike.

    Tutje, ai tha se Qeveria duhet të bëjë një balancë ndërmjet shtrëngimit të masave dhe dëmit sa më të vogël të ekonomisë.

    “Edhe pse nuk është shpallur si valë e tretë unë besoj se nëse veç bëhet një analizë e thjeshtë e rritjes së numrit drastik, atëherë mund të themi se jemi në fazën e tretë të padeklaruar”.

    “Unë mendoj se diçka duhet të ndërmerret dhe dikush duhet të marrë përgjegjësinë për heqjen e të gjitha këtyre restreksioneve të cilat kanë qenë të pakta dhe të pa monitoruara në vigjilje të zgjedhjeve e cila ka shkaktuar dëme të cilat i kemi tani”, tha ai për EO.

    “Por gjithsesi diçka duhet të ndërmerret pasi që Qeveria duhet të bëjë një balancë ndërmjet shtrëngimit të masave dhe dëmit sa më të vogël në ekonominë e Kosovës”.

    Sejdiu shtoi se masat do të duhej të jenë restriktive, por që nuk duhet të ketë mbyllje totale, ngase sipas tij, mbikëqyrja tani më është zero.

    “Qeverisë së re nuk i mbesin shumë për të ndërmarrë që të përmirësohet gjendja ndjeshëm. Masat do të duhej të jenë restriktive, por jo nga ato të cilat do të mbyllin komplet Kosovën. Mbikëqyrja e zbatimit të masave është zero deri më tani”.

    Sipas tij, nëse flitet për menaxhimin profesional, punëtorët shëndetësor kanë treguar pjekuri gjatë kësaj periudhe.

    “Nëse flasim për menaxhimin profesional unë mendoj që punëtorët shëndetësor të gjitha pa përjashtim kanë treguar pjekuri gjatë kësaj vale të tretë dhe e kanë paralajmëruar edhe nivelin qeveritar dhe ajo ka dështuar komplet”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.