×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rritja e kamatave nga bankat – alarmojnë ekspertët: Bizneset dhe qytetarët po goditen rëndë

    FrontOnline
    06 Tetor 2025

    Në muajt e fundit, normat e interesit të aplikuara nga bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar një rritje të dukshme. Kreditë për individë kanë tejkaluar kufirin prej 7-8%, ndërsa për bizneset kjo shifër ka kaluar edhe mbi 10%.

    Kjo rritje lidhet ngushtë me zhvillimet ekonomike në vend dhe me faktorë institucionalë që kanë ndikuar në mënyrën se si bankat i përcaktojnë kushtet e huadhënies.

     

    Ish-ministri Shatri: Bankat kanë të drejtë të rrisin kamatat, por dëmtojnë ekonominë

    Në një prononcim për Front Online, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, tha se rritja e kamatave është shkaktuar për shkak të inflacionit të lartë gjatë muajve të fundit.

    “Rritja e kamatave u shkaktua për shkak një inflacioni pak më të lartë, në këta muajt e fundit dhe ajo e ka efektin zinxhir , pra një prej tyre është edhe rritja e kamatave,  kjo rritje e shtrenjton marrjen e kredive”, tha ai.

    Shatri tha se, megjithëse bankat kanë të drejtë të rrisin normat për të ruajtur substancën e parasë së tyre, kjo rritje ka efekt negativ për ekonominë.

    “Ka efekt negativ, bankat e ruajnë substancën e parasë së vet sepse nuk duhet që për shkak inflacionit ato të humbasin në proceset që i zhvillojnë monetare kreditore, ato e kanë të drejtën e vet me rrit kamatën por dëmi ju shkon bizneseve”, tha Shatri.

     

    Jakup Bellaqa: Normat mbi 6% të interesit, pengesë për sipërmarrësit dhe qytetarët

    Njohësi i çështjeve ekonomike në Kosovë, Jakup Bellaqa, ka folur për Front Online në lidhje me situatën me normat e interesit, ai tha se normat mbeten të larta krahasuar me vendet e rajonit, me një mesatare vjetore mbi 6%.

    “Në sektorin e kredive interesi, kamatat ende janë te larta në krahasim me vendet e rajonit  normat mesatare vjetore sipas burimeve statistikore diku rreth 6.38% dhe këto kredi nga bankat komerciale jepen më shumë  për konsum, rinovim, bujqësi. Ndërsa kreditë me risk më të lartë nga institucionet mikro-financiare me kamata prej 14% deri 30% varësisht prej produktit”, tha ai.

    Ai tha, se kreditë me rrezik të lartë kanë kamata 14–30%, varësisht nga produkti.

    “Ndërsa kreditë me risk më të lartë nga institucionet mikro-financiare me kamata prej 14% deri 30% varësisht prej produktit”, u shpreh ai.

    Sipas Bellaqës , sektori bankar duhet të zhvillojë konkurrencë, në mënyrë që kreditë të ofrohen me çmime më të volitshme për qytetarët, pasi rritja e kamatave e vështirëson jetën ekonomike dhe sociale.

    “Sektori bankar duhet që të zhvillohet konkurrenca në mënyrë që të zhvillohet dhe të jepen kreditë me çmime konkurruese dhe më të volitshme për qytetaret/ klientelën, nëse vazhdon me rritjen e kamatave jeta ekonomike dhe sociale vështirësohet edhe më shumë dhe bëhet e pa përballueshme”, tha ai.

    Ai shtoi se me këto kamata, bizneset nuk mund të zhvillohen, pasi norma më të ulëta janë të domosdoshme për sipërmarrësit.

     

    Paralajmëron Muhaxheri: Kamatat dhe financimi i kufizuar mund të thellojnë krizën ekonomike

    Njohësi i ekonomisë, Arton Muhaxheri, për Front Online, tha se rritja e kamatave në Kosovë është shqetësuese dhe lidhet me inflacionin e lartë dhe qasjen e kufizuar në fonde financiare ndërkombëtare.

    “Rritja e kamatave në Kosovë është një tregues alarmant për gjendjen e ekonomisë. Ajo lidhet drejtpërdrejt me dy zhvillime: inflacionin e lartë që ka rritur koston e kapitalit dhe ngadalësimin apo bllokimin e fondeve financiare ndërkombëtare, që ka zvogëluar qasjen e bankave tona në financim të lirë”, tha ai.

    Muhaxheri tha se nevojitet ndërhyrje institucionale e menjëhershme, pasi një qasje pasive nga qeveria nuk mjafton.

    “Kërkohet ndërhyrje institucionale e menjëhershme. Vetëm një vëzhgim pasiv nga ana e qeverisë nuk mjafton. Duhet të ketë politika konkrete që e normalizojnë situatën, qoftë përmes mbështetjes së investimeve prodhuese, qasjes alternative në financime apo masave që ulin barrën për qytetarët dhe bizneset”, u shpreh ai.

    Ai paralajmëroi se ekonomia e Kosovës mund të mbetet e varur nga faktorët e jashtëm dhe të thellojë krizën strukturore.

    “Në të kundërt, ekonomia e Kosovës rrezikon të mbetet peng i faktorëve të jashtëm dhe të thellojë krizat e saj strukturore”, tha ai. / Front Online/

     

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.