×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rritja e jashtëzakonshme e tregtisë” me Maqedoninë e Veriut, sa eksportoi/importoi Kosova me këtë shtet

    FrontOnline
    19 Nëntor 2024

    Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë mbajtur dje një mbledhje të përbashkët. Kryeministri Albin Kurti përmendi edhe shkëmbimin tregtar, ku tha se rritja e vazhdueshme e tregtisë, janë reflektim i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.

    Kurti tha se tregtia me Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje të jashtëzakonshme prej 52 përqind, derisa krahasoi shifrat e vitit 2019 me ato të vitit të shkuar.

    Ai theksoi rritjen e importit, që tha se është për 175 përqind.

    “Marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona reflektohen edhe në rritjen e vazhdueshme të tregtisë, e cila arriti mbi 432 milionë euro në vitin 2023, një rritje e jashtëzakonshme prej 52 përqind krahasuar me vitin 2019 ku qëndronte tek 284 milionë euro dhe gjithashtu është rritur edhe shkëmbimi tregtar, në kuptimin e eksportit nga Kosova në Maqedoni të Veriut, nga 44 milionë në vitin e parë para pandemik 2019, në 121 milionë në vitin që shkoi 2023, rritje për 175 përqind”, tha Kurti në mbledhjen e përbashkët.

    Por, sa eksportoi e importoi Kosova me Maqedoninë e Veriut?

    Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Maqedonia e Veriut renditet tek partnerët kryesorë për eksport e import nga vendet e CEFTA’s.

    Për vitin 2023, eksportet e Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut kanë qenë 14.1 përqind, nga vlera totale prej 343.6 milionë sa kanë eksportet me vendet e CEFTA’s. Ndërkohë, importi 5.3 përqind nga vlera totale prej 926.6 milionë euro.

    Në vitin 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 333.6 milionë euro, ku 12.2 përqind ishin me Maqedoninë e Veriut.

    Ndërsa importet nga 1 miliardë euro euro, 5.0 përqind ishte me Maqedoninë e Veriut.

    Për vitin 2021, eskportet me vendet e CEFTA’s ishin 278.4 milionë euro, ku 11.5 përqind ishin me Maqedoninë.

    Ndërkohë, vlera e importoeve me këto vende ishte 892.5 milionë euro, ku 5.2 ishin me Maqedoninë e Veriut.

    Në vitin 2020, Maqedonia e Veriut merrte pjesë me 9.3 përqind nga vlera totale prej 210 milionë euro e eksporteve me vendet e CEFTA’s, derisa në import me 5.7 përqind nga vlera totale prej 615.3 milionë euro.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Komunat si Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025. Kjo për shkak se ato...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Presidenja Vjosa Osmani-Sadriu e ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. “Si përfundim, duke u bazuar në arsyetimin...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mori sot pjesë në konferencën e Fondacionit Friedrich Ebert (FES), në të cilën u bë publikimi dhe prezantimi i...
    Të tjera
    Vip19 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Driloni ka bërë një bisedë me Sarën, duke insistuar të dijë pëlqimet e saj. “E për...
    Vip19 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Drenusha e ka këshilluar Arionin në lidhje me raportin e tij me Dianën. Ajo i ka...
    Vip19 Nëntor 2024
    Gjatë natës Prime, Driloni ka pasur një moment të qeshjes, gjë e cila u kritikua. Por, ai është shprehur i pakënaqur me...
    Vip19 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Arioni ka folur për lidhjen e tij me Dianën. Ai është shprehur se atë dhe Dianën...
    Vip19 Nëntor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë bërë bashkë pas spektaklit ‘Prime’ mbrëmë. Temë diskutimi mes tyre ishte ardhja e...
    Opinione19 Nëntor 2024
    Nga Mero Baze: Titulli origjinal: Albin Kurti u ka borxh shqiptarëve, heqjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare Albin Kurti mund ta...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.