×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritja e infektimeve, Shpend Ahmeti tregon nëse do të ketë masa shtrënguese në Prishtinë

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Numri i rasteve të reja me Covid-19 në kryeqytet është rritur në nivel shqetësues. Vetëm dje, janë konfirmuar 72 raste me këtë sëmundje. Por, a do të shtrëngohen masat në kryeqytet, pas shtimit të këtyre rasteve?

    Gazeta Express ka kontaktuar Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, i cili ka treguar arsyen e shtimit të rasteve dhe nëse një situatë e tillë është e menaxhueshme.

    Ahmeti ka deklaruar se nuk pret të ketë masa shtesë në kryeqytet.
    “Nuk pres. Mendoj se shtimi i numrit është si pasojë e hapjes se shkollave. Kjo ka qenë e pritshme por është e menaxhueshme”, ka thënë Ahmeti.

    Ndërkohë, Prishtina vazhdon të jetë qyteti me numrin më të madh të të infektuarve nga COVID-19 tash e disa javë.

    Të mërkurën janë shënuar 72 raste pozitive.

    Lidhur me shtimin e rasteve në Prishtinë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi se pret të rritet kontrolli, para një vendimi ndryshe për kryeqytetin, raporton Express

    Gazeta Express të mërkurën ka raportuar se momentalisht nuk do të ketë masa të reja në kryeqytet.

    “Do të mbikëqyren institucionet lokale dhe qendrore në Prishtinë. Do të ketë shtim të mbikëqyrjes së respektimit të masave ekzistuese. Po ashtu do të shikohet a po respektohet qarkorja e shpërndarë nëpër institucione për reduktim të takimeve. Do të shtohen inspektimet në qytet. Do të mbikëqyret respektimi i masave aktuale”, ka thënë një burim i gazetës brenda MSh’së.

    Ndërkohë, Express mëson po ashtu se së shpejti pritet të ketë një takim ndërmjet kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të diskutuar rreth situatës me COVID-19 në vend.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.