Bujqësia është ndër shtyllat kryesore të ekonomisë kosovare.
Padyshim që mjeti kryesor në këtë sektor është traktori.
Bujqit kosovarë duket se i kanë kushtuar shumë rëndësi traktorëve vitet e fundit.
Kjo vërehet në statistikat e publikuara nga ‘ASK’. Numri i traktorëve në vitin 2018-të ka shënuar rënie të dukshme.
Në vitin 2017-të ishin 523 traktorë të regjistruar në Kosovë. Kurse në vitin 2018, ky numër ka shënuar rritje për më shumë se 100%.
Numri i traktorëve në vitin 2018 është 1791. Që nga viti 2011, ky është numri më i madh i traktorëve që kanë qenë në territorin e Kosovës.