
Turizimi në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë muajit prill të këtij viti, me gjithsej 54,812 vizitorë, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Kjo paraqet një rritje prej 12.4% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kur u regjistruan 48,751 vizitorë.
Nga numri i përgjithshëm i vizitorëve në hotele, 40.8% ishin vendorë, ndërsa 59.1% ishin vizitorë të huaj.
Po ashtu, numri i net-qëndrimeve ka arritur në 127,938, ku 50.2% i takojnë qytetarëve vendorë dhe 59.7% vizitorëve të huaj.
Numri i vizitorëve të huaj është rritur me 8.1% krahasuar me prillin e vitit 2024. Shtetet nga të cilat kanë ardhur më së shumti vizitorë janë: Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra, duke konfirmuar interesimin në rritje për Kosovën si destinacion turistik.