×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rritet “frikshëm” numri i aksidenteve në Shqipëri, ja çfarë tregojnë shifrat

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Aksidentet rrugore nuk po e ndalojnë trajektoren rritëse në Shqipëri.

    Gushti ka shënuar sërish një rekord të ri me 173 aksidente rrugore atje, shifër kjo 48% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

    Sipas raportit  të fundit të INSTAT, krahas aksidenteve është shtuar dhe numri I të plagosurve dhe viktimave të përfshirë në to.

    Në gusht 2024 kishte gjithsej 252 janë të aksidentuar (të vrarë dhe tẽ plagosur), me një rritje prej 40% në  krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Ekspertët kanë nxjerr në pah se në 8 muajt e vitit në të cilin jemi janë shënuar gjithsej 1086 aksidente, me rritje 41% me bazë vjetore.

    Nga këto aksidente janë dëmtuar rreth 1500 persona, ose 40% më shumë se një vit më parë.

    Pozitiv është fakti, se fatalitetet janë ulur, nga 15,7 viktima për 100 aksidente në 2023 ka rënë në 9,2  viktima.

    Aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

    Grup-mosha 25-34 vjeç vazhdon të përbëjë shumicën e drejtuesve të mjeteve që i shkaktojnë aksidentet./euronews.al

    Nga Rubrika
    Lajme27 Gusht 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim emisarin francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz. “Sot, pata...
    Lajme27 Gusht 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me Shoqatën e Prodhuesve të Kosovës në kuadër të saj, kanë shprehur shqetësimin e thellë lidhur...
    Lajme27 Gusht 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se institucionet duhet të themelohen sa më shpejt dhe kuvendit duhet të...
    Të tjera
    Lajme27 Gusht 2025
    Më 24 korrik, ish-presidenti Hashim Thaçi dha një intervistë në emisionin Rubikon në Klan Kosova. Pavarësisht shumë reagimeve që nxiti ne publik,...
    Sport27 Gusht 2025
    Barcelona nuk ka mundur ende t’i veshë fanellat e reja në gara zyrtare në sezonin 2025/26, një situatë që po shkakton kokëçarje...
    Vip27 Gusht 2025
    Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, po qëndron për një vizitë në Kosovë, ku po punon për finalizimin e një projekti në...
    Lajme27 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje si Ministër, pas zgjedhjes së Dimal Bashës si Kryeparlamentar. Aliu ka thënë...
    Lajme27 Gusht 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u takua me emisarin francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz. Takimi u mbajt në...
    Ekonomi27 Gusht 2025
    Gjatë muajit korrik, importet e Kosovës kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke reflektuar kërkesën e lartë në tregun vendor dhe varësinë nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.