Shitjet e automjeteve të pasagjerëve dhe automjeteve të lehta komerciale (LCV) në Rusi në shkurt u rritën 1,8 herë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, pasi qytetarët rusë blenë pothuajse 113,500 automjete nga kjo kategori, njoftoi Ministria ruse e Industrisë dhe Tregtisë, transmeton FrontOnline.
Në shkurt janë shitur 103,300 vetura pasagjerësh dhe 10,200 LKV.
Shitjet totale të të gjitha llojeve të automjeteve në Rusi për muajin shkurt arritën në 125,500, që është 73.5 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo shifër përfshin gjithashtu 10,000 kamionë dhe 2,000 autobusë të shitur. Në total, 183,300 mijë makina pasagjerësh janë shitur në Rusi në dy muajt e parë, 73 për qind më shumë se në janar dhe shkurt 2023./FrontOnline/