Pas të dhënave gjithmonë të ulëta të ditës së hënë, rritet bilanci i pandemisë në Itali. Sot të infektuarit janë 13314, ndërkohë që dje ishin 9630. Në rritje të ndjeshme edhe viktimat, 356, 82 më shumë se në 24 orët e mëparshme.
Mbetet sipas ekspertëve një trend i qëndrueshëm, ku vala e infeksionit të dhjetorit nuk është përsëritur më, dhe nuk shënohen më shumë se 16 mijë raste nga mesi i janarit.
Por situata në vendin fqinje mund të ndryshojë, dhe jo domosdoshmërish për mirë. Sipas analizave të fundit, rreth 39% e testimeve të reja janë mutacionet e COVID-19, me kapacitet përhapës më të madh se ai origjinal. Sot u deklarua se rasti i parë me mutacionin brazilian është gjetur në kryeqytetin e saj, Roma, raporton A2.
Në veri, janë të shumta bashkitë dhe lokalitetet që janë shndërruar në zonë të kuqe dhe gjenden në karantinë totale. Situata është shqetësuese veçanërisht në provincën e Breshës, ku autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se mund të jemi përballë valës së tretë të pandemisë”.