×
  • Lajme
  • Lajme

    Rriten rastet me coronavirus për 7.7 për qind, IKSHPK rekomandon shtrëngim të masave

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka mbajtur takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

    Sipas njoftimit të Kryeministrisë, në këtë takim është vlerësuar situata epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, e cila ka shënuar rritje të rasteve në dy javët e fundit për 7.7 %, me trend të rritjes në tri ditët e fundit të kësaj jave nga 320 raste në 422 raste në mesatare këtë javë (24,1%).

    “Për këtë qëllim, janë dhënë një mori rekomandimesh duke u bazuar në situatën epidemiologjike në vend, ku është theksuar nevoja që Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale të zbatojnë në përpikëri Ligjin Anti-COVID, Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, si dhe të merren masa përgjegjësie në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK dhe MSH në të gjithë sektorët”.

    Sipas përfaqësuesve të IKSHPK-së, rekomandohet rigorozitet i masave për të ndalur trendin e rritjes së rasteve me virus.

    Ndërsa, sa u përket vaksinave, Ministria e Shëndetësisë është duke pritur kontingjentin e parë të vaksinave dhe është e gatshme që posa të vijnë, të zbatohet strategjia e vaksinimit Anti COVID-19 në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

    Gjatë këtij takimi, Hoti theksoi se institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse, do të mbikëqyrin me përpikëri dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

    Në fund të këtij takimi është përsëritur domosdoshmëria e zbatimit të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe respektimit të masave kufizuese për të gjitha aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.