×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rriten për 56,7478 % shpenzimet e pagesave për vendime gjyqësore

    FrontOnline
    04 Gusht 2021

    Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, shpenzimet e pagesave për vendimet gjyqësore janë rritur për 56,7478 % në raporton me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, raporton “Front Online”.

    Në raportin gjashtë mujor të Ministrisë së Financave (MF), thuhet se për këtë qëllim, pra pagesat për vendimet gjyqësore, të cilat kryesisht lidhen me obligimet e kontratave kolektive në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë u shpenzuan 10,71 milionë euro, deri sa për këtë qëllim gjatë gjashtëmujorit të dy viteve paraprake u shpenzuan më pakë se 40 mijë euro, raporton “Front Online”.

    Më tutje në raportin në fjalë thuhet se  shpenzimet për paga dhe shtesa në këtë periudhë kohore janë rritur për 5 % në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

    Gjithashtu, shpenzimet për mallra dhe shërbime janë rritur për 21 %, shpenzimet komunale janë rritur për 15 %, shpenzimet për subvencione dhe transfere janë rritur për 5 %.

    Po ashtu, edhe shpenzimet kapitale janë rritur për 39 % në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, raporton “Front Online”.

    Shpenzimet për paga dhe shtesa, sipas raportit të MF-së shënuan vlerën prej 342.48 milionë euro gjatë këtij gjashtëmujori, duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 53% krahasuar me vlerën totale vjetore të buxhetuar për këtë kategori. Shpenzimet për paga gjatë periudhës raportuese paraqesin një rritje prej 5% apo 16.06 milionë euro më shumë krahasuar me shpenzimet e pagave në periudhën e njëjtë të vitit 2020. Sipas raportit të MF-së në këtë ka ndikuar edhe pagesa e shtesave për kategori të caktuara të zyrtaret publikë, të ekspozuar ndaj rrezikut dhe në përballje me menaxhimin e pandemisë COVID-19, sipas vendimeve të Qeverisë, raporton “Front Online”.

    Shpenzimet për mallra dhe shërbime (përfshirë shpenzimet komunale) shënuan vlerën prej 132.67 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 22.39 milionë euro, duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 35% krahasuar me vlerën totale vjetore të buxhetuar për këtë kategori (përfshirë 11.99 milionë euro të shpenzimeve komunale), ose rritje prej 20% krahasuar me periudhën e njejtë të Vitit 2020, kryesisht për shkak se në këtë kategori janë ekzekutuar pagesa për funizime dhe shërbime për menaxhimin e situatës së pandemisë, raporton “Front Online”.

    Shpenzimet në subvencione dhe transfere arritën shumën prej 364.17 milionë euro (prej te cilave 275.65 milionë euro transfere sociale), që paraqet një rritje prej 15.89 milionë euro, duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 48% krahasuar me vlerën totale të buxhetuar për këtë kategori apo 5% më shumë krahasuar me periudhën e njejtë të Vitit 2020. Kjo për shkak të ekzekutimit të pakove ekonomike si subvencione për sektorin privat, atyre në bujqësi por edhe pagesës së shtesave për skemat sociale dhe pensionale.

    Shpenzimet kapitale arritën vlerën prej 128.96 milionë euro, që paraqet një normë të konsiderueshme të ekzekutimit, krahasuar me vlerën totale vjetore të buxhetuar për këtë kategori apo periudhën e njëjtë paraprake. Shpenzimet kapitale gjatë periudhës raportuese paraqesin një rritje prej 39% apo 36.43 milionë euro më shumë krahasuar me shpenzimet kapitale në periudhën e njëjtë të vitit 2020, raporton “Front Online”.

    Shpenzimet për huamarrjen shtetërore (pagesa e interesit, kryegjësë, dhe diskontit të letrave me vlerë) kanë regjistruar vlerën prej 55.50 milionë euro (prej të cilave 16.22 milionë euro interesi për borxhin publik dhe diskonti i letrave me vlerë), duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 28% krahasuar me vlerën totale të buxhetuar për këtë kategori, duke shënuar kështu një rritje prej 3% krahasuar me pagesat për këtë kategori gjatë periudhës së njëjtë të Vitit paraprak 2020. / Front Online /

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Më 15 janar 2025, në Bruksel, do të zhvillohet takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët për çështjen e të pagjeturve...
    Vip13 Janar 2025
    Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar për bullizimin dhe lojën agresive që banorët e BBVA4 po bëjnë ndaj Gjestit. ”Fu*k bullizem, still standing”,...
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Zoran Milanoviq për rizgjedhjen e tij si president i Kroacisë. Në një postim në platformën X,...
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha e ka vënë në siklet Drilonin, pasi ky i fundit i tha gjyshe. Ajo i është drejtuar atij, që sa e...
    Lajme13 Janar 2025
    Mjaftuan disa orë reshje me intensitet që hidrovori i qytetit të Vlorës të dalë nga funksioni. Si pasojë lagjia ‘24 Maji’ është...
    Lajme13 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e fushatës zgjedhore. Në një deklaratë në Facebook thuhet se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.