
Mbi 620 milionë euro mallra ka importuar Kosova vetëm gjatë muajit të kaluar (tetor), përderisa eksporti i përgjithshëm nuk e ka arritur shifrën prej 92 milionë euro, bënë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), raporton FrontOnline.
Sipas ASK-së, bazuar në shifrat e larta të importit dhe eksportit të ulët, deficit tregtar i vendit për muajin tetor 2025 arrinë në 530 milionë euro, shifër kjo për 37 milionë euro më e lartë se në tetorin e vitit 2024.
Është interesant fakti se muajtë e fundit ka rritje të importit nga Serbia dhe rënie të blerjes së mallrave nga Serbia. Sipas ASK-së, në tetor 2025 nga vendet e CEFTA-s Kosova ka importuar më së shumti mallra nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, përderisa Shqipëria zë vendin e tretë, raporton FrontOnline.

Shuma e përgjithshme e importeve nga vendet e CEFTA-s gjatë muajit të kaluar arrin vlerën prej 75.5 milionë euro.
Në anën tjetër, importet e Kosovës nga vendet e BE-së gjatë muajit të kalur ishin 284.3 milionë euro, ku më së shumti mallra janë importuar nga Gjermania, Italia dhe Polonia.
Sa i përket importeve të Kosovës me vendet tjera që kapin shumën prej 262 milionë euro në tetor 2025, më së shumti mallra janë importuar nga Kina (14.4%) dhe Turqia (12.7%)./FrontOnline/