Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një person tjetër (i mitur).
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:45 në fshatin Qyshk të Pejës.
Tutje në raport bëhet e ditur se viktima është hospitalizuar në Spitalin rajonal të Pejës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.