Një person është lënduar në Leshak të Leposaviqit, pasi dje është sulmuar fizikisht nga pronari i lokalit.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Më pas, vëllai i viktimës i dyshuari kosovar në ndikim të alkoolit me një shishe i ka dëmtuar veturën të dyshuarit (pronarit të lokalit)”.
“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuarit tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.