Një rast i dhunës në familje është iniciuar mbrëmë në Prishtinë.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dje pas mesnate.
Sipas policisë, është raportuar se pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarve, një femre dhe një mashkulli kosovar, ka ardhur deri te përleshja fizike.
“Prishtinë 05.04.2023 – 00:10. Është raportuar se pas një mosmarveshje në mes të dyshuarëve një femre dhe mashkulli kosovar ka ardhur deri te përleshja fizike. Të lënduarit i është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.