Dy persona (të burgosur) si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete në burgun e Dubravës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:20, në burgun e Dubravës.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, në konsultim me prokurorin rasti hapet si “lëndim i lehtë trupor”.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, janë rrahur në mes veti viktima mashkull kosovar dhe i dyshuarit mashkull kosovar, të burgosur në burgun e Dubravës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, në konsultim me prokurorin rasti hapet si më lart”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.