Policia njofton për një rast të dhunës në familje në Han të Elezit, vëllai ka sulmuar më shkop druri vëllain e tij, pasi ky i fundit ka qenë duke e përgatitur vendin për fillimin e një shtëpie të re.
Motivi i ngjarjes është kontesti pronësor mes dy palëve.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË FAMILJARE/Hani Elezit 07.11.2020-15:00. Derisa viktima mashkull Kos.kishte qenë duke e përgatitur në oborrin e tij vendin për ta filluar një shtëpi të re për ndërtim, aty kishte shkuar vëllai i tij i dyshuari m/Kos.i cili me një shkop të drurit e kishte sulmuar viktimën. Nuk raportohet për të lënduar. Motivi i incidentit dyshohet të jetë konteksti pronësor ndërmjet palëve. I dyshuari është arrestuar , pas intervistimit me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje