Një grua është arrestuar të dielën rreth orës 10 në Gjakovë, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një grua tjetër.
Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.