×
  • Lajme
  • Lajme

    RrGK organizon manifestim përkujtimor për gruan që dyshohet se u vra nga bashkëshorti

    FrontOnline
    18 Mars 2021

    Erza Kurti, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot rreth orës 18:00 deri në ora 19:00 do të mbahet një manifestim i heshtur përkujtimor për Sebahate Morinën, 44 vjecaren, e cila me 14 mars u vra nga ish-bashkëshorti, Lulzim Sopi.

    “Ju ftojmë të merrni pjesë në një manifestim të heshtur përkujtimor për Sebahate Morinën, 44 vjeçaren, të cilën më 14 mars në Prishtinë e vrau Lulzim Sopi, ish-bashkëshorti i saj.

    Vrasja e Sebahate Morinës dhe vrasjet tjera të grave, nuk janë incidente, por raste të femicidit dhe kulmimit të dhunës sistemike ndaj vajzave dhe grave në Kosovë. Sebahatja u vra sepse ishte grua”.

    Ajo tutje tha se me këtë do të kërkojnë një përgjigje nga Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit dhe Qeveria e Kosovës pasi që sipas saj nuk po mbrohen nga këto institucione.

    Kujtojmë se gruaja e vrarë, Sebahate Morina, raportohet se kishte denocuar disa herë bashkëshortin e saj në Polici, për ushtrim të dhunës në familje.

    “11 ditë para se Lulzim Sopi ta vriste Sebahaten, e bija e saj kishte denoncuar Lulzim Sopin për ushtrim të dhunës fizike ndaj Sebahates. Për më shumë, sipas hulumtimit të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), kjo nuk ishte hera e parë që Lulzim Sopi ishte denoncuar për dhunë në familje. Në vitin 2019 ai kishte qenë në paraburgim për këtë vepër, ndërsa Sebahatja kishte pasur urdhër mbrojtës nga ish-bashkëshorti i saj deri në dhjetor të vitit 2020.

    Këto fakte, që tregojnë një histori të dhunës së ushtruar nga dorasi ndaj viktimës, do të duhej të ishin të mjaftueshme që Prokuroria e Shtetit të ndërmerrte veprime për mbrojtjen e jetës së Sebahates dhe ndjekjes së veprës penale të dhunës në familje”, shkroi Kurti.

    Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 dhe për shkak të masave parandaluese që kanë mbyllur viktimat me dhunuesit e tyre, në Kosovë kemi parë një rritje masive të rasteve të raportuara të dhunës në familje. Vetëm gjatë 11 muajve të parë të vitit 2020, janë raportuar 2,000 raste më shumë se në vitin 2019.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka kritikuar doracakët për edukimin seksual të publikuar nga MAShT, duke i cilësuar ato si të dëmshme...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albana Bytyqi, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj doracakut për edukimin seksual të vitit 2023, duke e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të akuzuarit Orhan dhe Albert Ademaj, së bashku me avokatët e tyre, Blerim Mazreku dhe Klodian Krasniqi, kanë kërkuar përjashtimin e kryetares...
    Të tjera
    Opinione15 Nëntor 2024
    Burimi: The Daily Telegraph, Con Coughlin. Ardhja e pashmangshme e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë nuk ka vetëm ndikim të thellë...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Kriptovaluta “Dogecoin”, logo e të cilës është një qen super i lezetshëm, ka përjetuar rritje që kur Donald Trump u shpall fitues...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga sot dhe do...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Historia e çajit të rozmarinës është po aq e lashtë sa vetë bima. Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Dashi Mund të përballeni me disa tensione sidomos lidhur me sferën familjare dhe sentimentale. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Sot, nesër e pasnesër, FSK-ja do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës. Gjatë kësaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.